Berisha: Beteja jonë, kurrë për një grusht mandatesh!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se beteja e opozitës nuk është kurrë për një grusht mandatesh deputetësh.

“Beteja jonë nuk është kurrë për një grusht mandatesh! Beteja jonë është për rikthimin e votës së lirë dhe rotacionin politik”, tha Berisha gjatë tubimit qytetar që zhvillohet në mbështetje të tij në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Miq, jeni thirrur ta shohim të vërtetën në sy.

Jeni thirrur të mos i trembemi asaj, por të luftojmë me të gjithë forcën tonë për mbrojtjen, të sakrifikojmë për të vërtetën.

Beteja jonë nuk është kurrë për një grusht mandatesh.

Beteja jonë nuk është kurrë për farsë elektorale.

Do na dënojë historia!

Beteja jonë nuk është kurrë për të firmosur fitoren e grabitur të Edi Ramës.

Beteja jonë është për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri.

Rikthimin e dinjitetit të shqiptarëve.

Rotacionin e vërtetë politik.

Fitoren e opozitës!

Liria kërkon sakrifica, liria arrihet vetëm me sakrifica.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Arrestimi, shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës ja fut vrapit

Detaje të reja dalin nga operacioni për vendosjen në pranga të shefit të qarkullimit rrugor në …