Çuçi për kryehajdutin e Tiranës: Na ka nderuar, atë që ka bërë ai nuk e ka bërë asnjë tjetër në histori

Rama i jep mbështetje të plotë kryehajdutit të Tiranës përmes Kryetarit të grupit parlamentar, Çuçi. Nuk mund të ndodhte ndryshe që kryehajduti i Shqipërisë të mos mbrojë kryehajdutin e Tiranës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Blendi Çuçi, ka vlerësuar punën e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës.

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga Kryesia e Kuvendit, Çuçi tha se grupi parlamentar socialist i jep mbështetje të plotë Veliajt dhe se ai ka bërë punë që kanë transformuar Tiranën.

“I vetmi qëndrim i grupit parlamentar njëzëri është që Veliaj është kryetari i Bashkisë më i suksesshëm që ka pasur dhe që ka PS në këto vite kur ne qeverisim së bashku në pushtet qendror dhe vendor.

Edhe transformimi historik i Tiranës është një realitet që nuk mund ta bëjë pis çfarëdo lloj balte që mund të hidhet mbi figurën e kryetarit.

Ne jemi të nderuar që kemi zgjedhur nga gjiri jonë një kryetar bashkie që e nderon jo vetëm Tiranën, por besoj e nderon edhe përtej Shqipërisë çdo socialist, por edhe çdo tirons.

Por, sa i takon Erion Veliajt, grupi parlamentar i PS-së i jep mbështetjen absolute kryetarit të bashkisë së Tiranës”, deklaroi Çuçi.

About Krye Redaktor

Check Also

Vëllai i Veliajt numëron 32 milionë euro pas 10 viteve në Bashki të Erionit, e nisi me 240 mijë euro

Pas kontrollove ndaj familjarëve të kryebashkiakut Veliaj, SPAK zbuloi se ato janë kryer në kuadër …