Drejtori në Bashki pasi shkatërroi 13 pallate, mori leje nga Veliaj për të ndërtuar aty sërish

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, denoncues i aferës së Inceneratorit të Tiranës dhe kompanisë “5D”, ka analizuar dokumentin që publikoi dje, ku bashkia e Tiranës kishte nënshkruar me kompaninë me emër ‘Vas Construcsion’ në atë kohë dhe ‘5D’ sot, një kontratë për shkatërrimin e 13 pallateve në zona të ndryshme në Tiranë.

I ftuar në “A Show” në Syri Tv, Këlliçi deklaroi se, pasi u prishën këto pallate, kompania “5D” mori dy leje ndërtimi në ato sheshe ku ishin pallatet që u shkatërruan.

“Mariglen Qato i cili ështe drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në këtë moment, shkon me fadrona për të prishur pallatet dhe tenderin, punën publike për shembjen e këtyre pallateve e merr kompania e tij, ‘5D’ në atë moment ‘Vas Costrucsion’. Por nuk mbaron me kaq. Hapen sheshet? Në dy prej këtyre shesheve me firmën e Veliajt, ‘5D’ merr leje për të ndërtuar pallate. Skemë vjedhje si kjo, është e padëgjuar. Përtej çdo imagjinate dhe arrogancë, por me një garanci mesa duke që nuk do të kallëxoheshin kurrë dhe opozita nuk do ti denonconte opozita këto skandale. Sot i ka ngelur sharra në gozhdë.

Ky dokument u bë publik dje, u dërgua në SPAK. Pyetja e thjeshtë që kam unë, kur arrin Belindi dhe grupi i ekspertëve në PD gjen këto dokumente, si mundet SPAK që ka në shërbim të plotë, policinë, tatimet, SHISH, shërbime partnere ndërkombëtare, si mundet këta që nuk i gjejnë këto dokumente. Si mundet këta edhe sot 15 muaj pas kallëzimit për ‘5D’ nuk e dinë ende se kush është titulluari i autoritetit kontraktor. Kemi kapur një grup të strukturuar kriminal në bashkinë e Tiranës, por SPAK është gati të arrestojë çdo punonjës të bashkisë së Tiranës, pa mbërritur tek koka e kësaj skeme”, tha Këlliçi.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Do jem pjesë e protestës së TikTok para ndërtesës së tiranit, por fjalën e kanë të rinjtë!

Teksa prej së enjtes së 13 shkurtit, të rinjtë dhe përdoruesit e platformës TikTok nuk …