Rama thotë se Gjykata Kushtetuese ka shkelur Kushtetutën për Olta Xhaçkën

Pavarësisht kundërvënies publike që ka shfaqur kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, mazhoranca refuzon t’i bindet për mandatin e Olta Xhaçkës, për të cilën opozita thotë se ishte në konflikt interesi kur i dha të shoqit statusin e investitorit strategjik për një hotel me 5 yje në Dhërmi. Në një bisedë me gazetarët këtë të martë, kreu i grupit parlamentar, Bledi Çuçi përsëriti qëndrimin se duhej pyetur “Venecia” për këtë çështje sepse nuk mund t’u imponohej deputetëve ngritja e kartonit jeshil për këtë çështje.

“Në rastin konkret është krijuar një paqartësi në lidhje me faktin që do të duhet që një deputet apo të gjithë deputetet duhet të vetojnë në një formë të caktuar, të detyruar apo jo. Ky është një debat që nuk ka marrë dhe nuk ka gjetur trajtim as nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Përkundrazi Gjykata Kushtetuese në gjykimin tonë ka tentuar të krijojë një normë të re kushtetuese që nuk ia lejon vetë kushtetuta.

Një vendim që vjen në parlament për t’u votuar, vullneti i deputetit është i pavarur, madje Kushtetuta thotë që deputeti nuk mban përgjegjësi për votën e dhënë prej tij.

I vetmi moment kur kushtetuta e detyron parlamentin të votojë në një mënyrë të caktuar, është kur i jepet e drejta opozitës për të ngritur Komisionet Hetimore. Është edhe një moment tjetër kur pas disa mbledhjeve për shortet, deputeti është i detyruar të votojë. Këto janë dy momentet.

Ne kemi vendosur që këtë ngërç me Gjykatën Kushtetuese ta zgjidhim duke kërkuar një mendim në Komisionin e Venecias”, tha Çuçi.

Socialistët kanë gati një vit që po e zvarrisin çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Megjithatë pas skandalit, Gjykata Kushtetuese pati mundësinë të merrte një vendim, por përfitoi nga rasti që opozita i nisi dy kërkesa dhe e shmangu vendimmarrjen, duke i rikthyer procedurat nga fillimi në parlament.

Artan Gaçi është një nga miqtë e rinisë së Edi Ramës, ndërsa bashkëshortja e tij, Olta Xhaçka u bë pjesë e PS pas një karriere të shkurtër në organizatën “Mjaft” të drejtuar nga Erjon Veliaj.

Çifti Gaçi-Xhaçka kërkuan të përfitonin nga statusi i investitorit strategjik për një investim në Dhërmi, por duke qenë se vendimi merrej nga qeveria ku bënte pjesë Xhaçka si ministre e jashtme, kjo u konsiderua konflik interesi nga opozita, që kërkoi heqjen e mandatit të saj në kushtetuese.

About Krye Redaktor

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …