Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së sotme, shpreh se PD po bën gjithçka që këto zgjedhje, votat të mos vidhen dhe të funksionojnë si duhet.

Zhupa tha se Edi Rama është ai që po kundërshton cdo reformë zgjedhore nga frika e votës së qytetarëve.

“Partia Demokratike po bën cdo përpjekje për të garantuar votën e qytetarëve, po bën cdo përpjekje dhe vullneti i Edi Ramës është ai që po pengon një reformë zgjedhore të plotë, një reformë zgjedhore ku do të lejohen kualicionet parazgjedhore, ku do të kishte një listë 100 përqind të hapur.

Kur do të bëheshin të gjitha rregullimet që kërkon OSBE ODIHR për shitblerjen e votës dhe për mekanizmat e mosndërhyrjes së shtetit në fushatën zgjedhore, por është Edi Rama ai që nuk e pranon sepse ka frikë nga vota juaj”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …