Trump e quan rivalen e tij “një të çmendur të së majtës radikale”

Përpara fjalimit të presidentit amerikan, Joe Biden, Donald Trump “lëshoi një breshëri sulmesh” kundër kundërshtares së tij të mundshme, Kamala Harris, duke e quajtur atë “viktimën e re për ta mposhtur”.

Gjithashtu, ai e akuzoi Harris se ka mashtruar publikun për aftësitë e Bidenit për të kandiduar edhe për një mandat.

Në tubimin e Trumpit në Charlotte të Karolinës së Veriut, që shënoi ngjarjen e parë publike të tij që kur Biden njoftoi tërheqjen, ish-presidenti amerikan tha: “Pra, tani kemi një viktimë të re për ta mposhtur, Kamala Harris”.

Ai e quajti atë “zëvendëspresidenten më të paaftë dhe më të majtë në historinë amerikane” dhe tha se ajo është “një e çmendur e majtë radikale”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Duke folur për qëndrimet e saj për abortin dhe emigracionin, ai përsëri e quajti atë “të çmendur”.

Trump e akuzoi Harris se ishte po aq përgjegjëse për politikat e Bidenit në kufirin SHBA-Meksikë, ku arrestimet e kalimit të paligjshëm arritën nivele rekord në fund të vitit 2023 dhe përsëriti zotimin e tij për të kryer deportime masive me ndihmën e policisë lokale.

“Shkatërrimi vdekjeprurës i kufijve të Amerikës nga Kamala është plotësisht dhe totalisht skualifikues. Ajo nuk duhet të lejohet të kandidojë për presidente me atë që ka bërë”, u tha Trump mbështetësve të tij.

About Krye Redaktor

Check Also

Vala “Trump”, liberali Trudeau drejt shkarkimit nga Parlamenti

Kreu i partisë kanadeze në pushtet tha të premten se do të votonte në favor …