Bylykbashki: Parlamenti dështoi me Reformën Zgjedhore

Deputeti Oerd Bylykbashi tha në Parlalment se Partia Socialiste e mohoi reformën zgjedhore dhe e bllokoi atë. Sipas tij, Parlamenti i Shqipërisë dështoi që të bënte reformën zgjedhore.

Gjithashtu ai kritikoi ashpër edhe deputetët demokrat mbështetës të Bashës. Ai tha se djegia e mandateve të opozitës në vitin 2019 ka qenë një kthesë e fortë negative për rotacionin politik në vend, pasi sipas tij kjo bëri që mazhoranca të kryente ndryshime në Kushtetutë e në Kodin Zgjedhor.

“Unë sot këtu dëgjova në këtë sallë të flasin ata të cilët brohoritën, kërkuan dhe ekzekutuan mandatet e opozitës në vitin 2019. Të mos kishte ndodhur ai vendim i përçudnuar politik, ky debat sot nuk do të ndodhte, sepse nuk do të guxonte Edi Rama, të përdorte atë që ndodhi më pas, që të ndryshonte Kushtetutën e Kodin Zgjedhor e ti grabiste fitoren opozitës së 2021.

Nëse nuk do ishin djegur mandatet e 2019 dhe nuk u hy në zgjedhje, sot ky debat nuk do ndodhte, sepse do vazhdonim me rregullat që garantonin rotacionin politik. Nuk do kishim ndryshim të Kushtetutës e as të Kodit Zgjedhor. Këtu flet një person i cili mbylli ço lloj gare demokratike, nuk po flas për Edi Ramën, ishte lideri i opozitës ai që mbylli garën demokratike brenda partisë. sot demokracia brenda partive politike është grahmat e fundit”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …