Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA

Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së 21 janarit, që kaloi për kompetencë nga Prokuroria e Tiranës në SPAK.

Ndërkohë, shumë pak për të mos thënë një apo dy media, dhanë një lajm shumë të rëndësishëm dhe me interes publik, të deklaruar nga unë sot para SPAK, siç ishte ai që lidhet direkt me aferat kriminale të banditit Veliaj dhe bashkëpunëtorëve të tij te Rruga “Myslym Keta”.

Tani unë e kuptoj që këto janë në hall të madh, hall që lidhet me tutorin dhe pagatorin e tyre, banditit Erion Veliaj, por unë nuk ka zgjidh dot atë. Madje do kujdesem e do luftoj pa reshtur që të përgjigjen para ligjit.

Në interes dhe respekt të publikut, po paraqes shkurtimisht denoncimin e sotëm, i cili më shumë se kurrë vërteton se Altin Du(sh)mani më shumë se koleg i Veliajt, është punëmarrës i tij:

  1. Më datë 24.04.2023, në emër të PD, kam kallëzuar në SPAK shembjen kriminale dhe antiligjore të Pallatit te Rruga “Myslym Keta”.
  2. Siç lehtësisht shihet te fotot më poshtë, të kallëzuar janë nga Veliaj, Mazniku, Kuko e deri te ekspertët, gjithsej 32 zyrtarë, lidhur me veprat penale të kallëzuar nga korrupsioni, fallsifikimi i dokumentave, shpërdorimi i detyrës e deri te pastrimi i produktit të veprave penale dhe grup i strukturuar kriminal, të gjitha në bashkëpunim.
  3. Po kështu, siç lehtësisht evidentohet nga emrat, shumica prej 32 personave të kallëzuar, janë sot me masë sigurimi personal, si për inceneratorin e Tiranës ashtu edhe për aferën 5 D, nga arresti me burg e deri në detyrim paraqitje.
  4. Subjektet e kallëzuar dhe që sot janë nën masë sigurimi, ku është vendosur dhe sekueztro preventive edhe mbi inceneratorin inekzistent apo disa asete të kompanisë 5 D, si Taulant Tusha, Maringlen Qato, Nestor Muhametllari etj., evidentohen se kanë kryer veprime kriminale dhe antiligjore, nën drejtimin e kokës së grupit të strukturuar kriminal Veliaj-Mazniku-Kuko.
  5. Me gjithë faktet dhe provat e pakundërshtuara të depozituara nga unë, bashkë me argumentat ligjorë lidhur me konsumimin e veprave penale sipas objektit të kallëzimit, më datë 31.05.2023 (pra pasi u prit rezultati i zgjedhjeve vendore), afërmëndshi Dumani kalon dosjen për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës, duke amnistuar kokën e grupit të strukturuar kriminal Veliaj-Mazniku-Kuko dhe duke referuar vetëm veprën penale të shpërdorimit të detyrës për zyrtarët publikë.
  6. Pas hetineve disa mujore, Prokuroria e Tiranës me shkresën e datës 18.07.2024, pra më shumë se 1 vit, rikthen këtë dosje për shkak të kompetencës në SPAK.
  7. Ashtu siç evidentohet në këtë shkresë por edhe në hetimet e zhvilluara deri tani, rikthimi i kësaj dosje është bër për shkak të:
  8. Subjektit të posaçëm si kompetencë e vetëm SPAK.
  9. Kualifikimit të veprave penale.
  10. Lidhjet e kësak dosje me dosjen 5 D.

Nisur nga më sipër dhe referuar gjithë provave në dosje:

Së pari, SPAK duhet të kërkohë masat e sigurimit personal sudomos për drejtuesit e grupit kriminal, si rrezik potencial për:

a.Prishjen, fshehjen dhe manipulimin e provave.

  1. Intimidimin e dëshmitarëve.
  2. Largimin nga Shqipëria.

Së dyti, SPAK duhet të marë masën e sekuestros preventive mbi këtë projekt, ashtu siç është kërkuar që në kallëzimin e datës 24.04.2023.

Edhe një herë i japim mundësinë Du(sh)manit dhe SPAK, të vëttetojë se akuzat tona janë të pabazuara.

Gjithsesi, ajo që është e rëndësishme është fakti se banditi Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë “prerë biletën” për të 313 dhe jo SPAK e Du(sh)mani, por as Zoti lart nuk i shpëtojnë.

Kush e ka rradhën?

Së shpejti……surpriza të bukura.

Ditë të nxehta dhe të bukura na presin.

PS: 27 korrik është data nesër?

Mos i fikni celularët.

About Redaksia

Check Also

Ata që nuk kënduan…

Nga Lutfi DERVISHI Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt dhe fuqishëm …