Kreu i PD, Sali Berisha ka garantuar opozitarët dhe shqiptarët se fitorja e opozitës është e sigurtë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vitin 2025.
Berisha tha se, nuk mundet kurrë ne t’i shtrijmë qafën kësaj tiranie që bazohet mbi bandën, krimin, drogën.
“Demokrate e demokratë, rruga që kemi bërë na garanton fitoren. Të jeni të sigurt.
Por ajo arrihet dhe është në pëllëmbë të dorës vetëm kur ne të vendosim të sakrifikojmë me protesta të fuqishme ditë, javë dhe muaj.
Me greva urie, me greva të përgjithshme, me lëvizje të përgjithshme, ja të vdesim ja të rrojmë për liri.
Ka ardhur koha që çdo shqiptar të pyesë veten cili është misioni i tij këto kohëra të vështira?
A mundet ne të firmosim pas një viti mandatin e krimit të Edi Ramës?
Të firmosim zbrazjen e mëtejshme të Shqipërisë?
Të firmosim vjedhjen dhe plaçkitjen e saj?
Haram e paçim emrin shqiptar në qoftë se pajtohemi ne me këtë.
Haram e paçim qumështin e nënave tona në qoftë se nuk i dalim zot Shqipërisë.
Opozitarë dhe opozitare, koha është e veprimit, koha është e betejës, koha është e qëndresës, koha është e fitores.
Nuk mundet kurrë një grusht kalbësirash nga krimi, vjedhja, të nëpërkëmbë një komb.
Nuk mundet kurrë ne t’i shtrijmë qafën kësaj tiranie që bazohet mbi bandën, krimin, drogën.
Miqtë e mi, koha na thërret, vota e lirë na thërret.
Ndaj dhe të përgatitemi, asgjë nuk presim ne nga zagarë dhe mercenarë si Dumani dhe organizata kriminale e Skrapit.
Asgjë nuk do të thotë për ne se ikën Linda e parlamentit dhe kthehet Eliza e parlamentit.
E njëjta gjë janë, e kuptoni vetë.
Gjithçka varet nga guximi, nga trimëria, nga dashuria jonë për Shqipërinë.
Nga detyrimet tona ndaj këtij vendi.
Ndaj dhe njëherë, koha vjen të bëjmë atë që kanë bërë burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat në Shqipëri dhe mbarë botën për liri dhe dinjitet kombëtar kundër çdo diktature.
Ju garantoj se fitorja është e sigurt, se forcë në botë që të na ndajë prej saj nuk ka”, tha Berisha.