Kush është “zonja 5 milionë euro e doganave” që do të drejtojë Parlamentin

Bilanci i doganave gjatë drejtimit t Spiropalit që Rama i besoi drejtimin e Parlamentit ndërsa e ka larguar nga doganat për vjedhjen 5 milionë euro.

Spiropali është shpërblyer nga Rama para së gjithash për grabitjen e mandatit të Bashkisë së Shkodrës me të gjitha hordhitë e krimit.

Bilanci i Spiropalit tek doganat

Të ardhurat nga administrata fiskale në fund të gjashtëmujorit ishin 13.4 miliardë më pak se plani. Në këtë mosrealizim 68 % (-9.1 mld lekë) është sipas dështimit të doganave dhe 32 % (-3.4 mld lekë) si dështim I tatimeve. Doganat mblodhën 12.2 % më pak se plani me 9.1 miliardë lekë të munguara.  Të dhënat e Ministrisë së Financave për majin janar tregojnë se doganat kanë arkëtuar 342 milionë lekë më pak sesa janari i vitit të kaluar, ose 3,7 % më pak. Një tjetër arsye për shkarkimin e Spiropalit ka qenë edhe numri i madh i denoncimeve për korrupsion në portalin ?Stop Korrupsionit?.

Importet e cigareve për 5 mujorin e parë kanë shënuar një rënie prej 8.4 % në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky ishte niveli më i ulët i importeve në 15 vjet, që nga viti 2000, kur hynë gjithsej 795 tonë. Rënia e importeve të cigareve është një nga arsyet e rënies së TVSH-së në dogana me 2.9 miliardë lekë me bazë vjetore për 5-mujorin e parë 2015. Të ardhurat nga akciza në doganë, megjithëse janë 1.4 miliardë lekë më shumë se fakti i 5-mujorit 2014, janë 4.4 miliardë lekë më të ulëta sesa planifikimi i financave në fillim të vitit.

Zhdoganimet e karburanteve njohën nivelin më të ulët të tre viteve të fundit. Deri në muajin prill, sipas të dhënave nga MF importet e karburanteve shënuan një rënie prej 21% duke e krahasuar me një vit më parë. INSTAT pohoi se, tregtia me pakicë e karburanteve ka shënuar ulje në tremujorin e fundit të vitit 2014 me 0.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa në krahasim me tremujorin e tretë të 2014, ulja ishte edhe më e madhe, 11 për qind. Të dhënat që vijnë nga vetë Ministria e Financave e të ardhurat rezultojnë të jenë rreth 8.6% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Në muajin mars, të ardhurat ranë me 32,5% në raport me planin, duke shënuar një rekord në mosrealizimet e njohura deri më tani. Në muajin mars 2015 doganat grumbulluan 14.7  % më pak të ardhura se një vit më parë. Si tremujor, të ardhurat shënuan rënie 11.5 % në raport me planin e 2015 dhe 6.9 % krahasuar me faktin e 2014.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Pano: Nxënësit ngrijnë në shkolla, siguria mungon dhe terrenet sportive “me pagesë” – Zëri i të rinjve po shpërfillet?!”

FJALA E ANËTARIT KËSHILLIT BASHKIAK TË TIRANËS TË PD, JONATHAN PANO NË DISKUTIMIN E HAPUR MBI …