Protesta/Banorët bllokojnë autostradën Thumanë-Kashar, policia i sulmon me gaz lotsjellës

Qindra banorët të Thumanës dhe zonave përreth kanë dalë sërish në protestë pasditen e sotme për të kundërshtuar bllokimin e hyrje-daljeve në autostrodën Thumanë-Kashar.

Banorët kanë bllokuar autostradën duke u përplasur me policinë, e cila edhe këtë herë ka hedhur gaz lotësjellës në drejtim të protestuesve, të cilët kërkojnë një të drejtë të tyre.

Bizneset dhe banorët kundërshtojnë bllokimin e hyrje-daljeve në autostradë, pasi nuk kanë akses në këtë aks të rëndësishëm rrugor, duke sjellë pengesa dhe probleme për të gjithë zonën.

Në mbështetje të banorëve janë edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë bashkë me protestuesit që të merren në konsideratë kërkesat e tyre të ligjshme.

About Redaksia

Check Also

Si e masakruan turistin 20-vjeçar/ Per këta mosntra dënimi me vdekje është pak

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e …