Është shpjeguar e gjithë dinamika e shpërthimit me tritol, ku mbeti i vdekur biznesmeni Armand Nelaj.
Trupi i 52-vjeçarit u gjet i dëmtuar rëndë në ujërat pranë portit të qytetit nga dy turistë të huaj që po lundronin me një gomone.
Sipas EuronewAlbiania 52-vjeçari kishte marrë porosi nga 35-vjeçari Erdian Muho për të hedhur në erë anijen e linjës Sarandë-Korfuz, për arsye konkurrence.
Në momentin që Nelaj ishte afër anijes për të montuar lëndën plasëse, në telefonin e lidhur me tritolin u futën valët greke, duke bërë që mesazhi “Welcome to Greece”, të aktivizonte shpërthimin.
“Sasia e eksplozivit do të vendosej në pjesën fundore të tragetit, e lidhur me një aparat celular, në vakum. Autori i cili humbi jetën, nuk kanë llogaritur diçka sipas hetuesve. Në momentin që autori i është afruar anijes, kanë hyrë valët roaming dhe ka ardhur një mesazh në telefon. Kjo ka qenë fatale për Armand Nelaj”, tha gazetari i EuronewsAlbania.
Sipas informacioneve që gazetari dispononte ky i fundit ka qenë i angazhuar edhe politikisht në qytetin e Sarandës.
Bëhet fjalë për Erdion Muhon, i cili është djali i një biznesmeni tjetër të njohur në qytetin e Sarandës.
Ai merret kryesisht me biznese në fushën e hotelerisë, turizmit dhe transportit detar.