Nikola KEDHI
Viva Venezuela Libre!
Venezuelianët zgjodhën t’i japin fund narkodiktaturës komuniste të Nicolás Maduro. Sipas nje exit polli te Wall Street Journal, opozita e bashkuar ka marrë mbi 65 perqind, një fitore dërrmuese pas dekadash socializëm, mjerim, dekadencë dhe vdekje. Nga 2013 der në 2020, ekonomia e Venezueles ka rënë me 75 perqind, ndërsa hiperinflacioni vitet e fundit kapi shifrat e frikshme prej 130,000%.
Miliona venezuelianë kanë lënë vendin e tyre në dekadën e fundit drejt vendeve të Amerikës Veriore, për të shpetuar nga skamja dhe represioni i regjimit chavist.
Duke qenë nën një regjim, me të gjithë sistemin kundër, ata Venezuelianë që kanë mbetur shkuan drejt kutive të votimit ne numrat më të medhenj ne dekada, me një pjesëmarrje masive. Ata dhanë shembullin se edhe kur situata duket e pashpresë, e diktatura më e fortë, asgjë nuk e ndal thirrjen e nevojën e fortë per liri. Vetëm pjesemarrja e lartë, bën ndryshimin, dhe i tregon gjithë botës manipulimin qe çdo regjim bën, siç po ndodh sot ne Venezuelë.
Katër muaj më parë, Wall Street Journal hapej me lajmin se Departamenti Amerikan i shtetit drejtuar nga Blinken, pasi lehtesoi disa nga sanksionet e vendosura nga Trump kunder regjimit narko komunist, u habit se si Maduro nuk ju permbajt premtimit per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Diktatori komunist i hoqi emrin nga fleta e votimit lideres se Opozites Maria Corina Machado dhe i hapi probleme ligjore duke e penguar te kandidoje.
Opozita e Bashkuar nuk u step as nga sistemi zgjedhor, as nga dhuna, as nga përndjekjet, as nga përzënia e vezhguesve vendas e të huaj, e madje as kur u braktis nga Sekretari i Shtetit me i dobet qe ka pas Amerika, nje dashnor i regjimeve komuniste kudo. Opozita perpiloi nje plan për te nxjerrë njerëzit ne votime dhe për te qendruar bashkë, çdo parti e vërtetë opozitare dhe çdo njeri i lire.
Sot nuk ka asnje rajon qe te kete votuar per Maduron. Gjithsesi, në mëngjes, regjimi i tij nxorri shifra te manipuluara, duke fol për një fitore te komunistit me 51 perqind, perballe rivalit opozitar i cili mori 44 perqind. Nga nxitimi, regjimi i Maduros ka nxjerre të dhëna që në total bëjnë 132 perqind. Tetë parti politike sipas regjimit kane marre fiks 4.6%. Ndërkohë te dhënat qe dalin nga qendrat individuale te votimit (grafiku me Opozitën 80 perqind) e qe flasin per nje humbje historike te komunizmit, nuk perputhen me shifrat qe ka nxjerre regjimi. Aq e madhe ka qene vota kundër narkoshtetit sa është e pamundur ta manipulosh.
Asnjë nga liderët demokratikë të botës nuk do e njohë manipulimin e Maduros. Verdikti i popullit venezuelian ishte aq i fortë, aq i zëshëm, dhe aq i qartë sa u dëgjua ne çdo anë te globit. Liderët e rajonit majtas e djathtas, apo të tjerë ne Europe po telefonojnë Presidentin legjitim te sapozgjedhur nga Opozita e Bashkuar Edmundo Gonzales Urrutia, dhe lideren e pamposhtur të së djathtës Maria Corina Machado.
Regjimi Maduro ka dërguar tashmë kolektivët e armatosur për të dërguar njerëzit në shtëpi dhe për të zyrtarizuar mashtrimin zgjedhor. Një është konfirmuar tashmë i vdekur. Me shumë mundësi nuk do të jetë i fundit, pasi në një akt të pashembullt guximi e dinjiteti populli opozitar nuk po largohet nga qendrat e votimit. Po qëndron aty per te drejten e tyre themelore – të jetojne të lirë në vendin e tyre.
Ajo që ndodhi dje e që vazhdon të ndodhë në Venezuelë është akti më i madh i rebelimit civil kundër një prej tiranive më të medha komuniste.
Siç u shpreh dhe liderja Machado, Mbrojta e të vërtetës nuk është dhunë. Dhunë është modifikimi i të vërtetës. Nëse opozitaret tashmë shumicë nuk braktisen nga komuniteti ndërkombëtar, une jam i bindur qe regjimi narko komunist i Venezueles do bjere shumë shpejt.
E teksa nga Venezuela vijnë këto lajme, kam ngelur i shokuar nga nje disfatizem anormal i ditëve të fundit në Shqipëri. Shoh deputetë të Partise Demokratike, zyrtarë të saj e plot analistë, që për turp dekurajojne popullin opozitar e urojnë kryeministrin për mandatin e katërt, pas reflektimit te vendimeve te Gjykates Kushtetuese ne kodin zgjedhor.
Sistemi zgjedhor nuk është ai qe do shumë kush, fusha përpara nuk garanton një start te barabartë, dhe manipulimet do të jenë të shumta. Po kurrë nuk niset nje betejë, e aq me pak te fitohet duke thënë se kundershtari fitoi 9 muaj para zgjedhjeve.
Çfarëdo inatesh, dyshimesh e përçmimesh qe mund të kene politikanë e aktivistë për njëri-tjetrin, edhe sikur te ketë që duan te sabotojnë Opozitën nga brenda, gjuha e disfatës nuk është rruga e duhur. Nuk është e drejtë ndaj të gjithe demokratëve te thjeshte, qe kane 12 vite që vuajnë dhe i japin PD gjithçka kanë.
Partia Demokratike ne pranverën e vitit të ardhshëm mund dhe duhet te fitojë, edhe nese ka aty brenda qe nuk e duan fitoren e saj. PD do te fitoje nese te gjithe bëjnë punën e tyre, dhe nëse ndjekin shembullin frymezues te venezuelianve, që përtej çdo pritshmerie vendosen te luftojne per vendin dhe veten e tyre. Nëse PD monitoron dhe garanton me seriozitetin më të madh voten e Diasporës, e cila ne një pjese te madhe eshte opozitare, nese del me nje program te mire me vizion e shpresedhenes, dhe nese ka nje ekip te mire e me integritet, qe siguron pjesemarrje masive ne zgjedhje, PD fiton dhe me sistemin zgjedhor me te veshtire e te padrejte. Mjafton nje pune shume here me e madhe.
Venezuela, ne kushte shume here me te renda, e beri, duke i dhene botes nje leksion demokracie. Shqiptarët e kanë vetë në dorë fatin e tyre, dhe PO! mund ta ndryshojne ate nese duan.