Shqiipëria digjet, Rama krihet

Temperaturat e larta dhe era e fortë që ka përfshirë vendin ka përkeqësuar situatën e krijuar nga zjarret. Situata është problematike në Shëngjin, në zonën e Ranës së Hedhun, ku flakët kanë mbërritur deri në bregdet duke shkrumbuar edhe çadrat e shezlonet. Fatmirësisht, pushuesit janë larguar në kohë, ndërsa nuk raportohen për të lënduar. Situata është tejet e rënduar, teksa kërkohet me urgjencë ndërhyrja nga ajri pasi përmes tokës është e pamundur vënia nën kontroll e flakëve. Aktualisht, zona e përhapjes së zjarrit shtrihet në një vijë dhe sipërfaqe prej disa kilometrash, teksa qarkullimi nga Shëngjini për në Ranën e Hedhun është bllokuar nga ana e policisë së shtetit.

About Krye Redaktor

Check Also

Divjaka 42 ditë në protestë, qytetarët nuk tërhiqen nga revolta kundër shkrirjes së Bashkisë

42 ditë në protestë kanë shënuar këtë të enjte banorët e Divjakës, të cilët kundërshtojnë …