Bici largohet nga “foleja” e Kadastrës, Rama e rikthen në krye të IKMT

Dallëndyshe Bici është shkakruar nga posti i drejtoreshës së Kadastrës, teksa kryeministri Edi Rama e ka emëruar në postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Bici rikthehet sërish kështu në krye të IKMT, pasi ajo u emërua në krye të Kadastrës në mars 2023, pas largimit të Artan Lames, e cila asokohe mbante po pozionin e Kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Në këtë post, Bici zëvendëson Ervin Hoxhën, i cili u emërua së fundmi në postin e Ministrit të Brendshëm. Për Dallëndyshe Bicin është një rikthim në këtë detyrë, pasi këtë post e ka mbajtur edhe më herët.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se në krye të Kadastrës është emëruar Lorena Goxhobelli, një grua pa një profil publik, por me lidhje të ngushta në oborrin e njerëzve të Edi Ramës.

Goxhebelli vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022. Gjatë viteve 2014 – 2017, ajo ka mbajtur postin e Këshilltares Ligjore të zëvendëskryeministrit dhe më pas Këshilltares Ligjore e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në maj të vitit 2022 

About Redaksia

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …