Këshilltari i Ballukut emërohet drejtor i ri i Portit të Durrësit

Kreshnik Bajraktari është emëruar në postin e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit.  Ai do të zëvendësojë në këtë post Pirro Vëngun, i cili mori ditën e sotme detyrën e Ministrit të Mbrojtjes pas betimit në Presidencë.

Bajraktari është me origjinë nga Kukësi, teksa deri më tani ai ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës të drejtuar nga Belinda Balluku.

Vendimi për të emëruar Kreshnik Bajraktarin, duket se ishte marrë prej ditësh, pasi ai ditën e djeshme ka qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së garës për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano të Durrësit. Në foton e mësipërme ai shihet pranë Pirro Vëngut duke u takuar me kryeministrin Edi Rama, që siç duket Belinda Balluku po ia prezanton shefit të saj.

 

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …