Shefi i krimeve në policinë e Durrësit, Agustin Cinari dhe një tjetër efektiv policie kanë përfunduar në pranga pasi dyshohet se kanë siguruar kushte për të kryer vrasje.
SPAK ka firmosur 36 urdhërarreste në disa qytete, ku në qendër të këtij operacioni është Elbasani. Bëhet me dije se janë zbardhur 6 vrasje të ndodhura në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat.
Ndërsa pas arrestimit të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu dhe zv.drejtori i burgut të Bradasheshit Martin Musaj, në pranga ka përfunduar edhe shefi i krimeve në policinë e Durrësit, Agustin Cinari.
Gjithashtu raportohet se është arrestuar edhe një tjetër efektiv.
Oficerët e policisë dyshohet se kanë siguruar kushte për të kryer vrasje.
Gazeta RD