Një shpërthim është regjistruar në një kantier ndërtimi gjatë natës së kaluar në Tiranë. policia bëri të ditur se shpërthimi është regjistruar rreth orës 01:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, teksa ka qenë i ngjashëm si shpërthim e lëndë plasëse ose lëndë piroteknike.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka patur dëme materiale dhe as të lënduar.
Vendosja e lëndës plasëse në kantierin e ndërtimit, dyshohet të ketë ardhur për shkak të një konflikti pronësie. Sipas burimeve, pronarët e tokës kanë pasur disa pretendime me ndërtuesin e pallatit.
Dyshohet se pronarët kanë hedhur molotov, për shkak të konflikteve të vazhdueshme.
Policia ka shoqëruar 6 persona për t’i marë në pyetje dhe më pas i ka lënë të lirë.
Uniformat blu nën drejtimin e grupit hetimor po verifikon kamerat për të identifikuar autorin