Skandali/ Policia thërret dhe u kontrollon telefonat 5 ish-punonjësve të RTSH: I prishët imazhin Pezës!

Policia e Shtetit ka thirrur dhe u ka kontrolluar telefonat 5 ish-punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar të shkarkuar nga Alfred Peza pas një padie nga ky i fundit, ku pretendon se i kanë prishur imazhin.

Lajmi bëhet me dije nga Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, e cila ngre alarmin mbi këtë akt të Policisë së Shtetit. Sipas AGSH-së, pyetja e punonjësve dhe kontrolli i aparateve celularë është një akt i rëndë që synon frikësimin, intimidimin dhe heshtjen e tyre nën sfondin kur këta të fundit, kanë folur hapur për shkarkimet masive dhe të padrejta të Alfred Pezës.

AGSH i kërkon Policisë së Shtetit që të ndërpresë këtë praktikë abuzive dhe të sqarojë menjëherë rrethant e ngjarjes, ndërsa Alfred Pezës i kërkon që të tërhiqetnga këto praktika që synojnë frikësimin e ish-punonjësve të shkarkuar.

Duket se kontrollimi dhe sekuestrimi i celularëve të gazetarëve është bërë rrugë tashmë nga forcat e zbatimit të ligjit, pas aktit të SPAK ndaj gazetarit Elton Qyno, të cilin e mbajti për disa orë nën presion, duke i kontrolluar më pas zyrën dhe banesën dhe i sekuestruan sendet personale.

Reagimi i AGSH

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është tepër i alarmuar për veprimet e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar Alfred Peza dhe Policisë së Shtetit, në raport me të paktën 5 ish-punonjës të RTSH-së.

Ish-punonjësit kanë denoncuar se në dy ditët e fundit janë thirrur në Policinë e Tiranës, ku janë marrë në pyetje dhe u janë kontrolluar telefonat celularë për shkak të një kallëzimi të bërë nga Z.Peza për “prishje imazhi”.

Pyetja e punonjësve dhe kontrolli i aparateve celularë është një akt i rëndë që synon frikësimin, intimidimin dhe heshtjen e tyre nën sfondin kur këta të fundit, kanë folur hapur për shkarkimet masive dhe të padrejta të Alfred Pezës.

AGSH i kërkon në mënyrë urgjente Policisë së Shtetit që të ndërpresë këtë praktikë abuzive dhe të sqarojë menjëherë rrethant e ngjarjes.

AGSH kërkon nga z. Peza të tërhiqet në mënyrë të menjëhershme nga këto praktika që synojnë frikësimin e ish-punonjësve të shkarkuar.

Ne jemi duke e ndjekur nga afër këtë situatë dhe do të mbajmë të informuar edhe organizatat partnere ndërkombëtare.

About Redaksia

Check Also

SHBA forcon goditjen ndaj krimit të organizuar dhe pastrimit të parave në Shqipëri

Autoritetet amerikane kanë intensifikuar bashkëpunimin me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit në luftën …