Nga Iva V.GRILLO
Te dielen, me 4 Gusht, Himara voton.
Pas kalvarit te gjate te persekutimit dhe intimidimit te pashoq qe i eshte bere Himares per shkak te refuzimit qe i beri dhe i ben farses Rama, himariotet te dielen, do te kene perseri rastin te thone se çfare mendojne per regjimin e Tiranes.
Se ç’gje te re mund te ofrojne mercenaret e Rames i cili te pakten gjate dekades se fundit ka pasur gjithe kohen dhe fuqine ne mos per te zgjidhur, te pakten per te mos dreqosur punet e Himares…kete himariotet e dine mire.
Por kete vitin e fundit ata kane pasur mundesi qe te shohin qarte jo vetem aftesine e tij dhe shpures se vet per te zhvatur pasurite e Himares, por edhe aftesine e tij per intriga, per te perçare e shkelur me kembe kedo qe i behet pengese ne rrugen e tij te zhvatjes se bregdetit.
Dhe kete nje himariot i vertete nuk e harron dhe nuk mund t’a fale.
Himara per nderin e saj dhe per krenarine e shume prej nesh qe kemi rrenjet e te pareve nga ato ane, ka qene nje keshtjelle e palekundur qendrese e opozitarizmi ne keto kohe te veshtira. Ashtu si shpesh ne historine e saj…
Une shpresoj qe diten e diele himariotet do te kujtojne sakrificat e shumta qe u eshte dashur te bejne gjate vitit te fundit per te mbajtur lart dinjitetin dhe per te mbrojtur interesat e pasurite e tyre.
Dhe jo vetem te mos t’i çojne dem keto sakrifica, por te refuzojne me force mercenaret e nje regjimi qe premton “t’u zgjidhe hallet” brenda muajit, pasi eshte tallur me ta per nje dekade te tere dhe po projekton zhvatjen e Himares per dekadat qe do te vijne.
Ne fund po e mbyll me vargjet e nje poezie te mikut tim virtual, Vladimir Kumi , te cilin e vleresoj per qendresen dhe opozitarizmin.
Ne tokat dhe detin e te pareve te tij, ne fshatrat e Bregut, ai shprehet:
“Ketu une ndihem Poseidon…”
Une uroj qe me 4 Gusht çdo himariot që ka nje vote, te ndihet zot i fatit vet…te ndihet nje Poseidon ne Himare.
Me 4 Gusht, refuzoni Alibaben me 40 hajdutet…refuzoni farsen Rama!