Kur tjetri merr pronën e arreston, por kur vetë merr pronën nga qeveria që drejton s’të hynë gjemb në këmbë…

Nga Ylli MANJANI

Normalja sugjeron që Edi dhe Olsi Rama ta gëzojnë e ta trashëgojnë tokën në Vuno që u takon si trashëgimi nga mamaja.

Po e njëjta normale sugjeron që edhe Jamarbër Malltezi dhe vëllezërit Bektashi duhet ta gëzojnë e ta trashëgojnë pronën e tyre që edhe e kanë zhvilluar tek ish klubi Partizani.

Kryeministrat Berisha e Rama, po sipas të njëjtës normale nuk kanë përse të japin llogari, aq më tepër penale, pse pronarët marrin pronat e tyre. E vetmja llogari që ata duhet të japin është llogaria për pronarët që nuk i morën e s’po i marrin ende.

Lajmi lind kur kjo logjikë normale shkërmoqet. Dmth kur prona e atij tjetrit quhet pastrim parash e korrupsion, lëshohen madje edhe urdhër arreste, ndërkohë që vetë merr pronën nga qeveria që drejton vetë pa asnjë gjemb në këmbë….

Tani, ose normalja vlen dhe duhet garantuar, ose jonormalja duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …