Përplasja në aeroportin e Shkupit me Presidenten e Kosovës, palët nxorrën armët

Një incident jo i këndshëm ka ndodhur sot në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, ku si protagonist kanë qënë sigurimi i kryeparlamentarit Afrim Gashi si dhe sigurimi privat i Aeroportit që menaxhohet nga TAV.
Sipas burimeve,  të dyja palët pas konfrontimit verbal kanë nxjerr armët dhe i kanë drejtuar kundrejt njëra-tjetrës.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është përballur me një situatë të paprecedentë në Aeroportin e Shkupit.

Bekim Kupina, Këshilltar për Media në presidencë, tha për Gazetën Express  se sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes, gjë të cilën nuk e ka lejuar Osmani.

“Ne kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes. Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”, tha Kupina për Gazetën Express.

About Krye Redaktor

Check Also

Kriza reale në Shqipëria përballë shembullit të Hungari

Alba ALIMEHMETI Në Hungari, pjesëmarrja rekord prej 77% tregoi një reagim të fortë të shoqërisë …