Shefi i policisë godet qytetarin gjatë protestës në autostradën Thumanë-Kashar

Drejtor i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Altin Qato ka goditur me shpullë dhe ka shoqëruar një qytetar i cili iu bashkua protestës së banorëve në autostradën Thumanë-Kashar, duke i rënë borisë së makinës.

Në pamjet e siguruara nga SYRI, dallohet Altin Qato i cili në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe ligjet e uniformave blu, ka goditur me shpullë një qytetar duke shkelur vetë i pari ligjin dhe më pas ka urdhëruar shoqërimin e tij.

Ky skandal i rëndë konfirmon edhe njëherë tjetër se shumica e drejtuesve të Policisë së Shtetit nuk kanë asnjë lidhje me uniformën që përfaqësojnë, por janë aty si ‘gangsterë’ dhe horra, që nuk meritojnë asgjë më shumë se përbuzje nga ana e qytetarëve.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …