Bylbyli

Agim Xh.Deshnica

Purpuri agut
përskuq retë
lugjeve e pyjeve skaj më skaj,
çdo shpend tek folezë e vet
struket e zhaurimat la.

Se, bylbyli shpejt e ngadalë
ëmbël-ëmbël me trille violine,
ligjëron, ligjëron plot mall
si çdo mëngjes
për dashurinë.

Askush, askund më nuk lëviz,
afër e larg, të gjithë, të gjithë
mbajnë vesh,në heshtje e prehje
se ligjëron,
ligjëron,
Bylbyli!
Bylbyli!
Bylbyli!

About Redaksia

Check Also

Postriba, zëri i lirisë kundër diktaturës

Shkelqim Hysaj Lepenica Sot, përkujtojmë 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, levizja e parë e armatosur …