Marash LOGU
Në datën 23 korrik, kandidati i opozitës për Bashkinë Himarë, Petro Gjikuria ka kallëzuar në SPAK kandidatin e Partinë Socialiste, Vangjel Tavo për shkak të transferimeve të vendbanimit që ky i fundit, familjarë të tij dhe persona të tjerë kanë kryer në Himarë gjatë muajit të fundit.
Në datën 29 korrik, nënkomisionerja e KQZ-së, Lealba Pelinku gjatë një seance të Komisionit Rregullator deklaroi se lista e zgjedhësve nga viti 2023 në 2024 është shtuar me 311 zgjedhës.
Në zgjedhjet e 14 majit 2023, Fredi Beleri mori 3840 vota, ndërsa Jorgo Goro mori vetëm 3821 vota. Diferenca ndërmjet fituesit dhe humbësit ishte vetëm 19 vota. Nga kjo diferencë e ulët, kuptohet se sa të rëndësishme janë transferimet e kryera së fundmi në rezultatin e zgjedhjeve.
10 ditë kanë kaluar nga kallëzimi penal dhe 5 ditë nga deklarata e nënkomisioneres Pelinku, asnjë reagim nuk ka pasur deri më tani nga SPAK dhe/ose KQZ. Duket sikur manipulimi i rezultatit zgjedhor ka ndodhur përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit dhe ajo që do ndodhë nesër është thjesht farsa e rradhës elektorale, me regjisor pronarin e ri rë 22.4 hektarë tokë në Himarë.
Megjithatë qytetarët e Himarës e kanë nesër në dorë që t’i tregojnë pronarit të 22.4 hektarëve dhe investitorëve të tij strategjik, se nuk pranojnë që pasuritë e tyre të grabiten. Kjo mund të ndodhë vetëm në sajë të pjesëmarrjes masive në zgjedhje. Nëse në vend të qendrës së votimit, nesër i drejtohen plazhit, atëherë mos të ankohen kur investitorët strategjikë t’i ndalojnë “të zbresin nga mali për të vendosur çadrën në bregdet”, siç do thoshte ish-ministrja/deputetja strategjike.