Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli ka marrë pjesë pasditen e sotme në procesin e votimit në Himarë. Ai këtë pasdite ka hedhur në kutinë e votimit zgjedhjen e tij për kryebashkiakun e Himarës ndërsa ka folur edhe për mediat.
Më tej shtoi se edhe bandat kriminale ndodhen në çdo qendër votimi. Suli tha se këta persona kanë kërcënuar me jetë, me presion komisionerët tanë. Më tej Suli tha se rastet i kanë referuar në polici.Ai shtoi se nuk janë zgjedhje demokratike pasi sipas tij janë zgjedhje të sforcuar.
“Sapo votova për kryetarin e ri të bashkisë, zotin Gjikuria. Zgjedhjet duhet të kishin shkuar më mirë në një vend demokratik. Jemi në një situatë ku adminsita rilindase e kryeministrit pothuajse ka pushtuar Himarën. Është e pamundur që në çdo qendër të mos gjesh 10 deri 15 nëpunës shtetit që bëjnë presion. Bandat kriminale janë pothuajse në çdo qendër votimi. Kanë kërcënuar me jetë, me presion komisionerët tanë. Sigurisht nuk janë zgjedhje në një vend demokratik janë zgjedhje të sforcuar. Himara do reagojë, Himara do ketë një kryetar bashkie europian dhe amerikan. Shkoni të votoni, ju bëj thirrje, të votojnë një orë e më parë. Të mos kenë frikë nga presionet e rrugeçërve.
Po po janë shumë të vërteta. I kemi referuar edhe në polici. Në Vranisht komisionerin tonë e kanë kërcënuar me jetë. Në lagjen 1 maj këtu e njëjta gjë. Nëpunës të administratës së bashkisë së Vlorës, na kanë kërcënuar me jetë. I kemi referuar në polici. Dhe prisnim që të bënte shumë më tepër. Këto do jenë subjekt kallëzimesh pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Ne kemi fituar, fitorja është në kutitë e votim nuk mund të kenaëemi me këtë lloj parregullsia dhe shkeljesh. 6400 zgjedhës iu humbi e drejta të votojnë vetëm se shumica e tyre votojnë për Bashkë Fitojmë dhe PBDNJ. Himara ka kryetar të ri bashkie Petro Gjikurinë më besoni,” tha Suli.