Berisha: Në provë ekzistenca jonë si opozitë e vërtetë, dhëmb për dhëmb me diktatorin Rama!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar se ekzistenca si opozitë e vërtetë është në provë, për t’u vërtetuar shqiptarëve përmbushjen e misionit të saj për çlirimin e vendit nga diktatura.

Nga tubimi qytetar pranë banesës së tij, Berisha tha nuk duhet të qëndrohohet më në opozitë, për të firmosur vjedhjen e radhës së mandateve nga Rama. Kushtrimi i liderit historik të së djathtës shqiptare, Sali Berisha për qytetarët ishte përballja siç tha ai, dhëmb për dhëmb me diktatorin Rama.

“Miqtë e mi, të dashur demokratë e demokratë, në provë jemi ne.

Në provë është ekzistenca jonë si opozitë e vërtetë dhe jo fasadë.

Në provë është PD si parti e veprimit të pandalshëm.

Në provë është opozita, janë opozitarët si burra dhe gra, djem dhe vajza, guximtarë, të vendosur. Njerëz të sakrificës që do përmbushin misionin e tyre të çlirimit të vendit nga diktatura.

Studentët e Bangladeshit përzunë sot kryeministren e tyre kriminele sepse i diskriminonte ata.

Sepse kishte krijuar edhe ajo si Edi Rama një elitë shushunjë, që i vidhte çdo sekondë, çdo minutë, çdo ditë qytetarët e varfër të Bangladeshit. Që u vidhte votën, që u merrte lirinë.

Miq, Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar.

Demokrate e demokratë, kemi bërë rrugë të vështirë, por provën e madhe tani e kemi.

Prova e vërtetë tani është para nesh.

Do qëndrojmë ne opozitë për të firmosur vjedhjen e radhës të mandateve.

Do të qëndrojmë ne opozitë për të firmosur mandatin e katërt mbi krimin elektoral të Edi Ramës, apo do përballemi dhëmb për dhëmb, fyt për fyt.

Apo do përballemi për liri dhe dinjitet?

A do i përgjigjemi ne instinktit tonë?

A do i përgjigjemi ne himnit tonë?

A do përmbushim ne misionin historik të përmbysjes së diktaturës të bazuar në aleancën me krimin, vjedhjen e qytetarëve, drogën.

Nuk ka mision më të shenjtë se ky për shqiptarët”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shehu kërkon interpelancë: Qëndrimi i Ramës me Vuçiç rrezikon integrimin e plotë të Shqipërisë në BE

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka ngritur alarmin për një devijim të rrezikshëm të kursit …