Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje gjithë forcave politike opozitare, të pyesin veten, se ‘çfarë opozite jemi, nëse nuk u rikthejmë votën e lirë shqiptarëve.
Berisha tha se, sonte u bëj thirrje të gjithë forcave politike opozitare: pyeteni veten, çfarë opozite jemi ne në qoftë se nuk u rikthejmë votën e lirë shqiptarëve.
“Në qoftë se nuk përzëmë si bangladeshasit Hasinanë e Tiranës.
Po pse studentët e Bangladeshit, heronj të vërtetë, të realizojnë qëllimet e tyre, kurse opozita shqitare të qëndrojë opozitë në letër, opozitë në fjalime.
Opozita shqiptare duhet të jetë opozitë e kryengritjes paqësore, e sakrificave të mëdha, në betejë të pandalshme për rikthimin e lirive të mohuara, të grabitura shqiptarëve.
Ndaj miqtë e mi, koha ka ardhur të nisim betejën e pandalshme, të gatshëm për çdo sakrificë, të sigurt në fitore.
Përndryshe, Shqipëria do zbrazet.
Do shndërrohet në strofullën e narkotrafikantëve, hajdutëve.
Miqtë e mi, dje Edi Rama ka firmosur edhe për 1 mijë kate të tjera kulla droge dhe korrupsioni.
Edi Rama do të mposhtë me çdo kusht qytetarin shqiptar.
Duhen sakrifica.
Duhet veprim.
Veprim dhe vetëm veprim!”, tha Berisha.
Gazeta RD