Dhuli: I gjithë shteti në Himarë, Rama i grabiti zgjedhjet!

Përfaqësuesi i opozitës, Skerdjan Dhuli ka hedhur dritë mbi masakrën zgjedhore që ka ndodhur në Himarë. Dhuli është shprehur se, ajo që ka ndodhur ditën e djeshme është maskaradë votimesh dhe jo zgjedhje.

“Ajo që ka ndodhur ditën e djeshme është proces votimesh dhe jo zgjedhje. Kjo nuk ishte i papritur për ne, dhe në totalin vet ka qenë e pritshme, tu heqësh Himarës 6 mijë banorë të votojnë është kriminale. I gjithë shteti ishte në Himarë dhe të gjitha institucionet ishin të dislokuar për të marrë rezultatin që kërkonte qeveria. Ky ishte procesi zgjedhor më i diskretituar që unë kam parë deri më sot.

Procesi ishte fasadë dhe kjo gjë duhet të marrë fund një herë e mirë, por edhe opozita do të duhet të bëjë analizën e vet për atë që nuk funksionojë. Po ti bëjmë një skanim rezultatit në kemi marrë 300 vota më pak se herën e kaluar ndërsa Rama është rritur me 1700 vota. Si ka mundësi që ndodh kjo gjë kur kryetarin e tij e ka në burg, kryetarët i emëron si të dojë dhe ka bërë masakër me pronat dhe të rritet me 1700 vota”, tha Dhuli per Syri tv.

About Redaksia

Check Also

Është perceptim apo fakt penal prova e mëposhtme z. Braho?

Nga Adriana KALAJA (pjesa parë) Gjatë interpelancës në Kuvendin e Shqipërisë, pyetjes së disa deputetëve …