Noka: Ramës nuk i duhej Himara, i duheshin se s’bën tokat dhe bregu i saj!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar ashpër pas masakrës zgjedhore ndodhur në Himarë një ditë më parë.

Reagimi

E mbajti të rrethuar për një vit Himarën.

E mbajti nën terror për një vit Himarën.

Hordhitë e pushtetit i lëshoi mbi të duke bërë shantazh çdo të punësuari e çdo biznesi, duke kërcënuar çdonjërin dhe blerë 500 Euro votën.

Vetë në krye të ministrave shpërndau tapi e sekserët qeveritarë premtonin leje e zhvillim pronash.

Nxori analistë e banalistë që të nxisnin urrejtje.

Hoqi 6157 himariotë nga listat e votuesve duke ju mohuar të drejtën e votës.

Shtoi 310 rilindas në listat e votimit.

Masakër mbi zgjedhjet vetëm të mos e lëshojë Himarën në duart e qytetarëve.

Nuk i duhej Himara. I duheshin se s’bën tokat e saj dhe bregu i saj.

Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

Që të bëhen zgjedhje në këtë vend, është emergjencë qeveria teknike.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama bëhet dëshmitar i rremë i pasurive të Mirlindës së AKSHI-t sepse Linda e vërtetë e AKSHI-t është Linda e Surrelit

Berisha: Ndërkohë ju e dëgjuat se Edi Rama sillet nga Linda tek Belinda, nga Belinda …