Nga Alba KEPI
Kushtetuta, vota, dokumenti identifikues u dhunua në Himarë.
Diku më shumë e diku më pak u cënuan e u shkelën paturpësisht.
Qëndrat e votimit u kontrolluan nga i njëjti sistem i votës së 14 majit 2023; Patron-pushtet; Pusht- shtet!
Në këto kushte pranimi i shkuarjes në zgjedhje më 2025 është vetëvrasje e opozitës.
Prej sot e vetmja protestë e rrugë shpëtimi është Qeveri teknike, reformë zgjedhore me paketë kodi garantues për të drejtat e votuesit, parapërgatitje për zgjedhje demokratike pa kontrollin e sistemit korruptiv e manipulues të dekadês së fundit.
Himara qe prova e treshit!
O sot o kurrë qeveri teknike – sllogani i cdo proteste.
Pa një përmbysje të tillë nuk rrëzohet as Veliaj, as Rama, as sistemi e nuk ka votë e zgjedhje të lira.