Asgjë e re nga Fronti i Himarës…

Nga Adriana KALAJA

Asgjë e re nuk ndodhi në Himarë.

Madje, ajo që ndodhi në Himarë është parë si precedent i mëparshëm dhe se nuk pati asnjë surprizë përveç asaj që dha lideri suprem, me gjuhë shqipe dhe trupi, ndryshe i kanosuri prej meje, i biri i Kristaqit dhe vëllai i Olsit të Xibrakës në Kongres por edhe në vijimësi se:

  1. Kush na pengon të qeverisim 100 vjet.
  2. Nëse bëhen rivotime në një zonë të caktuar, ashtu si dhjetëfishoj skandalet, bëj edhe me votat.

E kam thënë dhe vijoj t’a përsëris, nisur edhe nga fakti se “përsëritja është mëma e dijes”, se para opozitës sot, në fakt duhej të ishte bërë dje, pardje e më parë, ka VETËM një rrugë.

Asnjë ditë nuk duhet të vijohet pa plotësimin e tre kushteve të panegociueshme:

  1. Lirimin e Prof. Dr. Sali Berishës.
  2. Rikthimin në Kodin Zgjedhor të Koalicioneve të partive politike.
  3. Qeveri teknike.

Ndryshë?

Flakë dhe tym.

Rrethim i Parlamentit e Kryeministrisë.

Bllokim i të gjithë seancave parlamentare e komisioneve hetimore me produkt të parëndësishëm nga ajo që po ndodh dita ditës.

Rrethim i SPAK deri në arrestimin e banditëve Rama – Veliaj dhe bashkëpunëtorëve.

Asnjë tolerim deri në rivendosjen e Shtetit Ligjor të së Drejtës.

Po, po!

Të së Drejtës se Shtet Ligjor ka patur edhe Enver Hoxha.

Madje, gjyqtarët e prokurorët në atë kohë respektonin ligjet e shkruara.

Pavarësisht se ishin kundra të drejtave të njeriut.

Sot, ndryshe nga ata të regjimit enverist, këta banditët magjistratë të regjimit edvinist, sajojnë kleçka ligjore, shkelin ligjin dhe Kushtetutën dhe fallsifikojnë provat, me të vetmin qëllim,

Cili t’i shërbejë më mirë Padishahut të Surrelit me pronë të grabitur.

Së fundmi edhe në Gjipe.

Përdorur kriminalisht edhe si “armë” ndaj Opozitës dhe PD, Prof. Dr. Sali Berishës po e po.

Nuk i’a falin se i rrëzoi etërit në ’90.

Këta DUHET të jenë kushtet.

Asnjë reagim tjetër nuk ka vlerë.

Nuk mund të bisedohet me atë që konsiderohet mafioz apo armik.

Aq më pak të bashkosh votat.

Mafia nuk rrëzohet me deklarata, komisione e takime nëpër kafe.

Mafia rrëzohet me TRITOL.

Në të gjithë kuptimet.

Real dhe metaforik.

Duhet rrëzuar KULLA ku pastrohen paratë e pista, që ato para të mos përdoren për blerje vote e zgjatje pushteti.

Edhe “analistësh” të banaqeve të televizioneve të paguara nga inceneratorët inekzistentë.

Koha, si gjithmonë më dha të drejtë.

Rrëzimi i Kullës së pastrimit të parave të pista, shemb edhe borderotë e ndyra të Frrokëve & CO, që i shërbejnë pushtetit tashmë të kthyer në regjim e narco shtet.

Kush qytetar i ndershëm ka pikpyetje lidhur me këto që parashtrova më sipër?

Demokratët Qendrestarë jo e jo.

Prandaj është e rëndësishme të theksohet se, nëse nuk ndryshon qasja sesi duhet reaguar ndaj regjimit mafioz të instaluar në çdo qelizë të institucione dhe në mentalitetin qeverisës,

– Asgjë e re nuk do ndodhë nga Fronti i Votimeve.

Do vijojmë të “qajmë” e ankohemi se Rama na vodhi sërish dhe se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira.

Të ndershme jo e jo.

Upsss se desh harrova.

Ky status nuk është për ata “opozitarë” që:

  1. Bëjnë më shumë pushime se ata të pozitës.
  2. Që nuk duan fitoren e PD por vetëm mandatin e tyre në listë të mbyllur.

PS: Mbase i kanosuri prej meje, Edvini i Kristaqit dhe vëllai i Olsit të Xibrakës ndjehet sërish kështu e mund të nisë një procedim të ri nga ky status , por dikush t’i thotë se bën mirë që ndjehet i kanosur prej meje.

About Redaksia

Check Also

Ku do jetë bastardi Veliaj më 18 dhjetor 2024?

Nga Adriana KALAJA Të gjithë e dinë mirë ku do jetë bastardi Veliaj para se …