Berisha thirrje banorëve të Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës: Mos pranoni ndëshkimin e pamerituar nga rruga e re

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se Edi Rama autostradën Thumanë-Kashar e ka shndërruar atë në një mallkim, në një ndëshkim për banorët që kanë qindra vite në atë zonë.

Berisha u ka bërë thirrje thirrje krutanëve, fushëkrujasve, qytetarëve të Thumanës të mos pranojnë ndëshkimin e pamerituar, ndëshkimin kriminal, përjashtimin e tyre nga rruga.

“Duhet të përshëndes qytetarët e Thumanës, Fushë Krujës, Krujës për rezistencën e tyre.

Edi Rama me Lubi Ballukun, në vend se të zbatojë projektin, ta shndërrojë autostradën në një mirësi për çdo banor të zonës, e ka shndërruar atë në një mallkim, në një ndëshkim për banorët që kanë qindra vite në atë zonë.

Ky akt kriminal do ndëshkohet.

U bëj thirrje krutanëve, fushëkrujasve, qytetarëve të Thumanës të mos pranojnë ndëshkimin e pamerituar, ndëshkimin kriminal, përjashtimin e tyre nga rruga.

Miq, kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, por rruga duhet të jetë mirësi për qytetarin, për banorin.

Po pse nuk pati një protestë për rrugën Thumanë-Milot, dy herë me e gjatë?

Sepse u respektuan banorët, sepse ajo autostradë nuk u shndërrua në ndëshkim për banorët, por në mirësi për ta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dokumentat/ Tenderi i reagentëve i jepet deputetit të PS me ofertën më të lartë!

Kriteret teknike janë detajet ku fshihet “djalli” sa herë dikush ka vendosur paraprakisht për t’ia …