Shehu: Check-up dhe PPP-të janë bërë si “Suzami i Ali Baba me 40 hajdutët”

Deputeti i PD, Tritan Shehu në një status në Facebook shkruan se Check-up dhe PPP e qeverisë, si fabula e filmit ‘Suzami i Ali Babait me 40 hajdutët’.

Shehumë tej thekson se mbas 9 vitesh aplikimi, me një shpenzim rreth 90 mln euro, nuk ka asnjë publikim, botim, asnjë konferencë shkencore me konkluzionet e këtij investimi, që do të mjaftonte për modernizuar disa here te gjithë sistemin parësor shqiptar.

Reagimi

Check-up dhe PPP, si “Suzami i Ali Babait me 40 hajdutet”!

Duke lexuar te dhenat financiare te raportuara nga Kompania 3P Life Logistic, qe ofron sherbimin e Check-up me koncesionin PPP, ne Qendren Kombetare te Biznesit per vitin 2023, mu kujtua ai film me te madhin Fernandel!

Me nje ndryshim, ai film komik fliste per nje thesar, ketu flitet per buxhet.

Ajo Kompani raportoi per ate aktivitet Check-up, per vitin 2023, një normë kthimi nga kapitali me 75.3%. Kjo do të thotë se në 100,000 euro të investuara nga aksionet është gjeneruar një fitim prej 75 mijë eurosh në një vit.

Po per reth 90 M E te investuara nga shteti ne kuadrin e Check-up asaj kompanie prej 2015, sa ka fituar ai grup i krijuar me kapital vetem 250 mije E?!

Ndersa sistemi bankar, që konsiderohet ndër më fitimprurësit kishte një normë kthimi nga kapitali (ROE) në vitin 2023 prej 22%, sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave, ku banka me treguesin ROE më të lartë arrinte në nivelin e 28%.

A nuk i ngjan Check-up me fitimin e deklaruar thesarit “Suzam te 40 hajduteve”, pa folur per te tjetra te pa deklaruara, numrat e qytetaret etj!?

Kjo tregon qe shteti ka konceptuar dhe planifikuar PPP-te si aktivitetin me te madh fitimprures ne Shqiperi, qe ia kalon mbi trefish edhe bankave.

Dhe e gjithe kjo perballe mungeses se rentabilitetit klinik, shkencor, parandalues te Check-up, pra fiktivitetit te tij profesional.

Mbas 9 vitesh aplikimi, me nje shpenzim reth 90 ME, nuk ka asnje publikim, botim, asnje konference shkencore me konkluzionet e ketij investimi, qe do te mjaftonte per modernizuar disa here te gjithe sistemin paresor shqiptar.

Asnje e dhene cfare influence ka pasur ne vdekshmerine, semundeshmerine, parandalimin e patologjive, komplikacioneve tek qytetaret.

Sa ka ulur hospitalizimin, invaliditetin, shpenzimet per kujdesin paresor, spitalor, barnat, sistemin shendetesor ne pergjithesi.

Asgje nuk ka, sepse s’ka perfitim mjekesor, vetem fiktivitet e humbje fondesh.

Sepse sic e kam deklaruar qe diten e pare kur Rilindja e artikuloi ate “shpikje”, e gjithe kjo eshte nje ngrehine bosh per vlerat mjekesore.

Por eshte plot si Suzami per ata qe e kane krijuar dhe e perdorin.

Te tilla kontrata koncesuale jane unike ne Bote!

About Redaksia

Check Also

Departamenti i Thesarit të SHBA refuzoi të sanksiononte Sali Berishën, deklarata

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar për herë të parë se, Departamenti i Thesarit …