Balliu: Erion Veliaj jo një, por dy mijë Dumanë të ketë nuk shpëton nga burgu për vjedhjet që ka bërë

Klevis Balliu, Sekretar Organizativ, tha në fjalën e tij në protestën para bashkisë së Tiranës tha se, Erion Veliaj duhet të kuptojë që jo ky Duman, por dy mijë Dumanë të ketë ai, nuk shopëton dot nga vjedhjet që i ke bërë qytetarëve të Tiranës.

“Për drejtorët e bashkisë që janë në burg, një pyetje kam për ata. A ju ka thënë Erion Veliaj juve se çfarë ka thënë në SPAK për ju?

A e dini ju pse ju jeni brenda dhe ai që ju ka marrë copën e madhe, është jashtë? Se në fakt juve atje nuk ju çon drejtësia, se këtu drejtësi nuk ka, por juve në burg ju ka çuar vetë shefi juaj, Erion Veliaj ju ka çuar atje, sepse Erion Veliaj kërkon të shpëtojë kokën e vet, kërkon të shpëtojë kokën duke arrestuar disa “ushtarë” mediokër”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Linda tjetër flet pak për videot me Agasin

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda …