Jeta e pasigurtë edhe në azilin e të moshuarve! Vritet 82 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një azil në Tiranë ku një 82 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e dhunës.

Policia e Tiranës ka arrestuar një të moshuar në një azil privat në kryeqytet pasi akuzohet se ka vrarë shokun e tij të dhomës.

78-vjeçari dyshohet se rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, njofton policia.

About Redaksia

Check Also

Akuzat e Ramës dhe Dumanit ndaj Berishës si letër higjenike, dokumentet që fsheh organizata kriminale

Sali BERISHA Mercenarët e prokurorisë politike private të Edi Ramës, në mungesë të plotë të …