Teliti: Shqiptarët do rezistojnë deri në largimin e Veliajt!

Eksperti i çështjeve ekonomike në PD, Dorian Teliti, në fjalën e tij përpara Bashkisë së Tiranës tha se, shqiptarët do të rezistojnë deri në largimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Teliti tha se Bashkia e Tiranës duhet t’ju kthehet qytetarëve. Sipas tij, integrimi i vendit mbahet peng nga qeveritarët, që duan të vjedhin.

“SPAK nuk merr hapin e radhës, që është anulimi i kontratës së inceneratorit. Shqiptarët do të rezistojnë deri në largimin e Veliajt. Zyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës duhet t’ju kthehet qytetarëve. Ne nuk jemi vend i botës së tretë.

Ne jemi vend që aspirojmë të bëhemi pjesë e Europës. Por, ky vend qeveriset nga njerëz, që shohin sesi të pasurohen vetë dhe miqtë e tyre. Ne nuk tërhiqemi e nuk do të tërhiqemi derisa Tirana t’i kthehet ligjshmërisë dhe qytetarisë”, tha Teliti.

About Redaksia

Check Also

Mashtrimi i turpshëm i Ramës me foton me Trump/ Çfarë ndodhi në hollin e hotelit “Lotte New York Palace Hotel”

Dy ditë më parë kryeministri Rama postoi në Instagram një foto me presidentin amerikan Trump, …