Vokshi: Sa herë që Causholli shkel ligjin merr diçka më të madhe nga Rama-Veliaj

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas publikimit të lajmit nga “Boldnews.al” se, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT) me firmën e kryeministrit Edi Rama i miratoi lejen kompanisë “CFO Pharma” të Nadir Caushollit për të ndërtuar objektin: “Agropylltari, bujtina dhe fermë në funksion të agropylltarisë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Vokshi e konsideron këtë si suksesin e modelit të Qeverisë Rama, që sipas saj, Nadir Causholli, sa herë që shkel ligjin, merr diçka më të madhe nga Rama dhe Veliaj

Deputetja demokrate shton më tej se, Ramës dhe Veliajt nuk i përbën problem që Causholli  është dënuar për abuzim me barnat e rimbursuar dhe ka ngritur një perandori me mashtrime,

falsifikime, barna të skaduara, mashtrime në tendera.

Reagimi i plotë

“Ky është modeli i suksesit të qeverisë Rama!!

Nadir Causholli, edhe pse u dënua për abuzim me barnat e rimbursuar, ka ngritur një perandori me mashtrime, falsifikime, barna të skaduara, mashtrime në tendera… por sa herë shkel ligjin, merr dicka më të madhe nga Rama dhe Veliaj.

Nuk mjaftohet me farmaceutikën!

Ka marrë nga Veliaj transportin me autobuzë të cilët në të paktën dy raste janë rrëzuar apo shkaktuar përplasje me mjete të tjera…

Edhe pse pak ditë më parë u përjashtua nga APP për mashtrim në tendera, kjo nuk përbën asnjë problem për Ramën që i ka firmosur licensë për agroturizëm…”

About Redaksia

Check Also

Shqiptarët zhyten në varfëri! 23% e popullsisë jeton me 681 lekë në ditë!

Vitin e kaluar 23.4% e popullsisë shqiptare ka jetuar me 8.3 dollarë (681 lekë në …