Një mesazh për Boratin dhe Lalin e vet hajdut!

Nga Erion DASHO

Ti, Borat, mund të ndërsesh hienat e tua në profilin e kreut të opozitës dhe opozitarëve të tjerë!

Ti, Borat, dhe banda jote e hajdutëve mund të kërcënoni apo të rrethoni shtëpinë e avokates Kalaja!

Por ju kurrë nuk do arrini të ndaloni ndëshkimin që po ju pret!

Ata prokurorë që ju sot i urdhëroni, nesër kur të jenë të lirë të bëjnë drejtësi, do t’ju bëjnë të paguani deri në një për çdo hajdutëri, vjedhje dhe krim tuajin kundër shqiptarëve!

Ju nuk jeni të qetësuar nga Himara, jeni të tmerruar nga Himara!

Sepse për të fituar një nga bashkitë më të vogla të vendit (e treta ose e katërta nga fundi) ju u turrët me gjithë aradhet e pushtetit, burgosët kryetarin e zgjedhur, dhatë tapi tokash e leje ndërtimi, privuat nga e drejta e votës votuesit e ligjshëm dhe importuat votues rilindës, dhe kryet një mijë e një të krime të tjerë elektoralë.

Ju e dini shumë mirë se në 2025-ën nuk ka më marifet dhe krim elektoral që ju shpëton!

Ju jeni sot të tmerruar nga dita e llogaridhënies që po afron!

Solidaritet me Dr. Berishën, liderin e vetëm politik të Europës në arrest, përjashto opozitat e Putinit dhe Lulashenkos! Nuk do të arrijnë dot patronazhistët, doktor, të ndyjnë faqet e opozitës në facebook e rrjete të tjerë socialë.

Solidaritet me avokaten Kalaja, një nga mbrojtëset më parimore të kauzave sociale! Lali hajdut i Boratit, shkatërruesi i Teatrit, nuk e të gjatë. Po vjen dita kur ai dhe Borati do të shkojnë t’i bëjnë shoqëri Beqes së koncesioneve.

Koha për ndëshkim po vjen me shpejtësi!

About Redaksia

Check Also

Ku do jetë bastardi Veliaj më 18 dhjetor 2024?

Nga Adriana KALAJA Të gjithë e dinë mirë ku do jetë bastardi Veliaj para se …