Një vajzë është sulmuar me shishe në fytyrë në një lokal në mes të Tiranës, ndërsa policia reagoi vetëm pasi e plagosura publikoi fytyrën e vet horror në rrjetet sociale.
Klea Prenga, një blogere në rrjetet sociale ka denoncuar Antonela Berishajn dhe motrën e saj, Marielën për sulm të rëndë fizik.
24-vjeçarja ka publikuar në rrjetet sociale fotografitë ku shfaqet e prerë në fytyrë dhe e mbuluar në gjak ku ka treguar edhe si ka rrjedhur ngjarja.
E reja shkruan se mbrëmjen e së martës, rreth orës 21:30 po darkonte në një restorant në Tiranë kur dikush i është afruar papritur dhe e ka goditur me gotë në fytyrë.
Siç shkruhet në një nga mesazhet që ajo ka përfshirë në postim, sulmi ka qenë i porositur nga motra e Antonelës, Mariela.
Klea Prenga thotë se, dhuna ndaj saj ka ardhur pasi dy motrat dyshonin se ajo ka pasur një lidhje intime me bashkëshortin e Mariela Berishajt.
Denoncuesja qartëson se pamjet filmike dhe çdo material tjetër janë dorëzuar në polici për hetim.