Në dosjen e SPAK rezulton që kompania “5D” të ketë blerë edhe një pronë të Gramoz Ruçit. Në dokumente thuhet se vlera ka qenë 454 mijë euro dhe apeli kërkon që SPAK të thellojë hetimet për fondet e subjektit që prokuroria akuzon se ishte dy drejtorëve Mariglen Qato e Redi Molla tashmë në arrest me burg.
Dy drejtorët e bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla që SPAK thotë së janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, nuk kanë përfituar vetëm tendera publike por kanë blerë në mënyrë të dyshimtë dhe ambjente apo sipërfaqe toke në zona të ndryshme të Tiranës.
Në dosjës e SPAK është evidentuar një relacion i oficerëve të policisë ku thuhet se kompania V.A.S konstruksion shpk që tashme e ka ndryshuar emrin ne 5D konstruksion ka blerë një pasuri në qëndër të Trianës. Prona i përksitë ish kryepralamentarit Gramoz Ruci që sipas kontratës për shitjën e kësaj pasuri në zonën kadastrale 8160 është marrë pelqimi dhe i zonjës Erfane Ruci. Sipas dosjes hetimore për kontratën e lidhur mes V.A.S konstruksion dhe Gramoz Rucit është pagur një shumë prej 454,350 eurosh./Ora News