Krimi që fshehu policia në Pogradec, vrasja e babait të dy fëmijëve nga familjari i drejtusit të PS

Pas ngjarjes së rëndë në Pogradec ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Eglantin Proga, nga autori i dyshuar Denis Meçe 29 vjeç, flasin të njohurit e të ndjerit në vendin ku ai punonte.

Ata u shprehën se viktima ishte tip i qetë dhe nuk ka patur kurrë konflikte as me ta dhe as me njerëz të tjerë.

“Egli ishte njeri shumë i qetë, fjalë pak. Bënim ndonjë muhabet, por ishte shumë i qetë. Nuk kishte konflikte me asnjë person. Madje dhe ditën që ndodhi ngjarja e përshëndeta. Për vdekjen e tij e mora vesh ditën tjetër. Më ka ardhur shumë keq.”, tha një prej zonjave të bizneseve pranë lokalit që kishte viktima bashkë me babain e tij.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Ne jemi parti që e paraqet votën para jush! PS që nga 2009 e ka ekzekutuar votën, s’ka  gjë më antidemokratike 

Pyetje: Për pjesën e asaj çfarë ndodhi ditën e sotme, ju keni thënë që prisni …