Xhonatan PANO
Ne vijmë nga një situatë të jashtëzakonshme, sepse nga 2019-a deri në 2023-ishin, opozita nuk kishte anëtarë të Këshillit Bashkiak brenda në bashki, kështu që ne, në 2023-shin jemi sikur ta kemi filluar komplet nga e para.
Ne do ta vazhdojmë aksionin tonë. Bashkë me zotin Teliti do të jemi çdo javë duke dërguar shkresa të reja dhe kërkesa të reja në bashkinë e Tiranës.
Gjithashtu, një aferë e re që e kemi denoncuar dhe qytetarët e Tiranë duhet ta dinë është për kredinë e re që bashkia bashkë me OPT kanë marrë prej 80 milionë eurosh për furnizimin e qytetit 24 orë me ujë të pijshëm, ndërkohë që bashkia Tiranë ka 150 milionë euro gjendje dhe çdo vit i kalon si pjesë e buxhetit që e ka të prapambetur.
Pra, në momentin që ka 150 milionë euro likuide, e zhyt bashkinë e Tiranës në 80 milionë euro borxhe e që në fund fare duhet të paguajë 137 milionë euro bashkë me interesat!