Berisha: Protestuesit guximtarë po përleshen dhëmb për dhëmb me narko-policinë në Thumanë

Kryetari i PD, Sali Berisha mbështet protestvn në Thumanë dhe i ka quajtuar ata “guximtarë që po përballen dhëmb për dhëmb me narko-policinë.”

Deklarata

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, guximtare dhe guximtarë, mbrojtës të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve, Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, përshëndetje të përzemërta për të gjithë ju, oratorët e kësaj platforme që me qëndresën tuaj, jeni bërë simbol frymëzimi i qëndresës së shqiptarëve ndaj diktaturës së bandave, diktaturës së një regjimi që sundon në aleancë me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Të dashur miq!

Le tu çojmë ne sonte përshëndetjen më të përzemërt protestuesve guximtar të Thumanës, të cilët prej disa orësh përballen dhëmb për dhëmb me narko policinë në mbrojtje të të drejtave të tyre më themelore.

Ata janë ngritur kundër ndëshkimit të pashembull që binomi Rama-lubiBalluku ju bëri me 20 kilometrat e para autostradë që ka ndërtuar në 11 vite nga Fushë Kruja gjer në Vermosh dhe Valbonë.

About Krye Redaktor

Check Also

Kriminelët elektoralë do përgjigjen para ligjit!

Nga Ina ZHUPA Drejtues dhe përgjegjës të institucioneve publike në nivel qëndror dhe lokal, të …