Ku do të përfundojnë 140 kontenierë me mbetje toksike? Berisha-Ramës: Pse nuk flet o kriminel!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar sot sërish skandalin me mbetjet toksike. Janë 140 kontenierë që janë drejt mbërritjes në Shqipëri.

Deklarata e Berishës

Miq, përsëri do të kthehem tek anijet fantazmë me helme që u larguan nga Shqipëria dhe që tani enden në detra se askush nuk i pret dhe Shqipëria, vendi që i nisi hesht si varr, hesht si fija e barit.

Kjo heshtje fsheh krime miqtë e mi.

Kjo heshtje e qeverisë së drogës dhe krimit të Edi Ramës, fsheh krime monstruoze mbi shqiptarët.

Kjo heshtje e akuzon Edi Ramë se ky është direkt biznes i tij. Se ky është biznes me helmet, me shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.

A nuk je ti, a nuk je ti që për karrigen tënde more përsipër të shkatërrohen në Shqipëri armët e Asadit, akt me të cilin tregove se je i aftë të marrësh çdo vendim, të shkatërrosh çdo jetë në këtë vend, vetëm e vetëm për karrigen tënde, për pasurimin tënd.

Tani pse nuk flet o kriminel. Pse nuk flet? Çfarë janë anijet dhe mbetjet e rrezikshme.

About Krye Redaktor

Check Also

Shehu kërkon interpelancë: Qëndrimi i Ramës me Vuçiç rrezikon integrimin e plotë të Shqipërisë në BE

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka ngritur alarmin për një devijim të rrezikshëm të kursit …