Meta: Dumani, mbrojtës i zkizofrenisë së Ramës, SPAK organizatë kriminale

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte sot në Pogradec, në një takim me strukturat drejtuese të partisë së tij, PL.

Ndryshe nga një ditë më parë kur u shfaq i nervozuar, me tone të larta dhe përplasje dore mbi tavolinë, sot Meta ishte më i qetë.

Por, sërish nuk i ka kursyer akuzat dhe sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Ai e quajti SPAK një organizatë kriminale, ndërsa tha se Dumani, “është mbrojtësi më i flaktë skizofrenisë së Ramës”.

“SPAK është organizatë kriminale, të paktën që nga drejtimi i Dumdumanit, është organizatër terroriste”, tha ai ndër të tjera.

Meta iu rikthye edhe një herë historisë me drejtoreshën e një banke të nivelit të dytë, që sipas asaj që deklaroi dje, kishte tentuar që t’i bllokonte llogaritë bankare të partisë.

“Nuk ka sesi një shefe zyre, çfarë mund të ishte ajo zonja atje, i thotë personit të autorizuar të PL, t’i kërkojë të paraqitet vetë presidenti…”, tha ai.

About Krye Redaktor

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …