Meloni përgënjeshtron lajmin për vilën në Palasë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përgënjeshtruar lajmin se po planifikon të blejë vilë në Palasë. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e njohur italiane, Corriere della Sera.

Sipas gazetës, Meloni është shprehur e tronditur nga lajmi i rremë dhe lehtësia me të cilin u përhap ai. “Nuk është absolutisht e vërtetë. Si mund të jepen si lajm gjërat që nuk i kam menduar asnjëherë,” citon gazeta kryeministren italiane.

Pak ditë më parë gazeta Il Foglio publikoi një artikull sipas të cilit kryeministrja italiane po blinte një vilë me pishinë në bregdetin e Palasës. Sipas gazetës, e cila i referohej burimeve politike dhe diplomatike nga Tirana, investimi i Melonit do të çimentonte edhe më tej marrëdhenien e saj me Edi Ramën.

Lajmi u përcoll edhe nga shumë media të tjera duke u lidhur edhe me ndërtimin e Qendrave të Emigrantëve në Shqipëri, zemra e rrahjes së marrëveshjes së arritur me Edi Ramën. Me pak fjalë, blerja hipotetike e vilës në Shqipëri do të ishte (edhe) një lloj favori nga Meloni për Ramën (ose anasjelltas). Por sipas Corrieres të gjitha këto janë të pavërteta dhe pjesë e një fushate shpifje mbi kryeministren italiane.

About Krye Redaktor

Check Also

Një “akrobat” mes Lalit dhe Belës, kush është drejtori i ri i Burgjeve, Adriatik Kupi

Nga Boldnews.al Ministri i ri i Drejtësisë, Toni Gogu, nisi “erën e tij” në krye të …