Berisha: Kjo diktaturë rrëzohet vetëm me mosbindje civile dhe me revoltë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur mbrëmë në tubimin qytetar, u bëri thirrje mbarë shqiptarëve të bashkohen, kundër një dikature që sipas tij nuk njeh asnjë ligj. Ai bëri thirrje për mosbindje civile dhe revoltë, për shkak se Edi Rama sipas tij, nuk rrëzohet përmes fjalës dhe votës.

Në fjalën e tij përpara qytetarëve Berisha u shpreh se, Skapi i partisë amniston Edi Ramën, Erion Veliajn, Lubi Ballukun, Engjël Agaçin, qeveritarë dhe zyrtarë të tjerë, ‘sepse kurrë nuk ka patur Shqipëria një institucion më famëzi, më kriminal se Skapi i partisë’.

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar kreun e SPAK, Altin Dumani, që sipas tij përgjon eksponentë të PS dhe opozitën, për llogari të Ramës. Berisha tha se që prej kohës së Komunizmit, shqiptarët nuk kanë pasur një organ akuze më të korruptuar, siç është SPAK, që drejtohet nga Altin Dumani.

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve, ju drejtua këtyre të fundit duke ju shprehur se ata janë pararendësit e e revoltës së përgjithshme popullore, shpëtimit të Shqipërisë, fitores së opozitës. ‘Këtë betejë për ti rikthyer Shqipërisë të ardhmen e saj, shqiptarëve shpresën, besimin, dashurinë tek Shqipëria’, tha kryedemokrati Sali Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar.

FJALA E PLOTE

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme dhe nderimin më të madh për ju, qëndrestaret dhe qëndrestarët e kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.

Një përshëndetje të përzemërt për ju, një përshëndetje të përzemërt për oratorët e kësaj platforme që çdo natë me guxim shpalosin para shqiptarëve të vërtetat e zeza të kësaj diktature e cila në aleancë me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve ka vendosur nëk të vend, regjimin më shkatërrimtar për identitetin kombëtar, për qenien kombëtare, për mirëqënien e qytetarëve shqiptarë, për kulturën kombëtare, për arsimimin e shqiptarëve, për kujdestin e tyre shëndetësor, për investimet e tyre në turizëm, për investimet e tyre në degë të ekonomisë, për fermerët shqiptarë, por mbi të gjitha po rrënon në mënyrë të tmerrshme të ardhmen e të rinjve shqiptarë në këtë vend.

Me protestën tuaj të përnatshme ju bëheni dëshmitarë para çdo shqiptari, se kjo diktaturë që nuk njeh asnjë ligj, asnjë rregull, asnjë kushtetutë, nuk rrëzohet me fjalë, nuk rrëzohet me votë, por rrëzohet me mosbindje civile, rrëzohet me revoltë.

Ju jeni të parët midis të parëve që jeni ndërgjegjësuar dhe që nuk dëshironi të ndani fjalën nga vepra, ndaj dhe dilni çdo natë në protestë ndaj një regjimi i cili është sjellë dhe sillet me Shqipërinë dhe shqiptarët si një pushtim i egër, në kuptimin e shkatërrimit të qenies së tyre, shkatërrimit të mirëqënies së tyre, shkatërrimit të të ardhmes së tyre.

Ju jeni pararendës të revoltës së madhe popullore me të cilën shqiptarët që duan lirinë, duan Shqipërinë vend të lirë, që duan dinjitetin e çdo shqiptari dhe kombit në tërësi, që duan që shqiptarët të votojnë të lirë, duhet të ndërmarrin për të përmbysin këtë regjim, një minutë e më parë dhe për të kaluar në qeveri teknike, zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme.

Miqtë e mi!

Çdo ditë mediat publikojnë të dhëna për vjedhje të dhjetëra, qindra, por edhe miliarda euro nga paratë e buxhetit të shtetit, nga pasuritë publike të shqiptarëve, nga Edi Rama, klani afër tij, nga qeveritarët qendror dhe vendor, nga shtëpitë e mafias qeveritare, mafiozët në të 4-anët e vendit.

Çdo ditë organizata kriminale e kryesuar nga Altin Dumani që quhet Skapi i partisë, amnistron këta bastardë, kriminelë që tallen në mënyrën më cinike me shqiptarët.

Nga njëra anë amnistojnë Edi Ramën, Erion Veliajn, Lubi Ballukun, Engjël Agaçin, qeveritarë, zyrtarë të tjerë. Nga ana tjetër për të mashtruar shqiptarët lëshojnë, firmosin, mandate kallpe.

Nga 110 mandate arresti, 90 ja mbathin sepse njoftohen para se të firmosen, sepse paguajnë për tu njoftuar.

Sepse kurrë nuk ka patur Shqipëria një institucion më famëzi, më kriminal se Skapi i partisë.

Kjo organizatë kriminale është shndërruar në një mburojë të krimeve të tmerrshme qeveritare, të vjedhjeve të tmerrshme të Edi Ramës dhe klanit të tij, Edi Ramës dhe familjes së tij.

Erion Veliajt dhe klanit të tij, Erion Veliajt dhe familjes së tij.

Lubi Ballukut dhe tarafit të saj.

Që nga koha e Enver Hoxhës e deri më sot kurrë shqiptarët nuk kanë patur një organ akuze më kriminal, më të korruptuar, më anti shqiptar, më antikushtetues se sa kanë sot Skapin e kryesuar nga Altin Dumani, kjo vegël e ndyrë, e keqpërdorur në shkallë ekstreme që qëndron në krye të Skapit pa mandat kushtetues.

Ky kriminel që përdor si justifikim amnistrinë e vjedhjes së shekullit, se qenka krim intelektual edhe është i vështirë për tu zbërthyer.

More hajdut, Nuredini është dhjetë herë më i mirë se tij. Hajdut i pështirë.

Kujt i thua ti se qenka krim intelektual vjedhja e shekullit. Por nuk skuqesh ti që arreston Ilir Beqajn për 130 mijë euro të BE-së dhe nuk arreston për 300 mln euro të qytetave shqiptarë.

Or hajdut, i pafytyrë, i pa nderë, i pa karakter, që qëndron në karrige si një horr i kushtetutës, në kundërshtim me kushtetutën.

A nuk përbën vepër penale, rritja e çmimit me 83 herë të sterilizimeve nga Ilir Beqaj dhe Edi Rama. Por mbahesh aty, sepse regjistron, sepse përgjon si palaço eksponentë të PS dhe opozitën dhe i raporton Edi Ramës, duke shkelmuar çdo ditë detyrën.

Sigurisht do të ishte e pafalshme, do të ishte naive që demokratet dhe demokratët të prisnin zgjidhjen nga mercenarë dumanër.

Jo zgjidhja është përmbysja e Edi Ramës, pastaj dumanët nuk kanë vrimë miu ku të futen. Kudo që të shkojë do ti sjellim në Shqipëri këta banditë që shkelmojnë mbi ligjin dhe të drejtën e shqiptarëve, mbi financat e tyre.

Që amnistrojnë vjedhjet, që amnistojnë krimet monstruoze, vrasjet, trafiqet duke njoftuar me mandate kallpe, zyrtarët kriminalë të PS-së.

Ja pse ju, jeni shpresa e fundit e shqiptarëve.

Ja pse ju jeni pararendësit e revoltës së përgjithshme popullore.

Ja pse ju jeni pararendësit e shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, e qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, fitores së opozitës.

Ndaj duke shprehur edhe njëherë mirënjohjen e pakufishme, ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë, gjer në fitoren tonë të plotë.

Këtë betejë të gatshëm për çdo sakrificë.

Këtë betejë të vendosur gjer në fitore.

Këtë betejë për ti rikthyer Shqipërisë të ardhmen e saj, shqiptarëve shpresën, besimin, dashurinë tek Shqipëria.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …