Nga Redin HAFIZI
Është fakt që Kamala Harris kërkon të bazojë fushatën e saj duke kopjuar strategjinë ekonomike të Donald Trump për daljen nga inflacioni dhe prag depresioni ekonomik. Ajo po vjedh idetë e Trump dhe media është vënë në shërbim të saj dhe atyre që drejtojnë atë.
Shikoni kur mediat janë të kapura dhe nuk i shërbejnë më informimit publik, por janë kthyer në megafonë propagande të pronarëve të vërtetë. E njëjta media në Amerikë e trajton në mënyra të ndryshme të njëjtin premtim për të hequr taksat nga bakshishet që marrin punonjësit e shërbim-akomodimit.
Kur Presidenti Trump e propozoi këtë si një ndihmë për qytetarët, kanali CBS News e kritikoi se qeverria federale do të humbte 250 miliardë dollarë në 10 vjet nëse Trump si President do e realizonte. Ndërkohë Kamala Harris kopjon propozimin e Presidentit Trump dhe i njëjti kanal e konsideron këtë si një politikë të re ekonomike të saj dhe nuk përmend më qindra miliardat që do të humbë qeverria federale. Kjo është një paraqitje armiqësore e medias përballë të drejtës për informim dhe besimit tek shprehja e lirë. Këtu vetëm liri nuk ka, por fatkeqësisht shumë individë ende nuk e kanë kuptuar se është media e shekullit 21 që po shkatërron lirinë e fjalës duke e kthyer në tregëtinë e fjalës.
Janë korporatat e mëdha mediatike që tashmë kontrollohen nga miliarderë të Wall Street, që në bashkëpunim me miliarderë të Big Tech po kërkojnë skllavërimin e qytetarëve të thjeshtë dhe ekonominë e klasës së mesme të shoqërisë.
Është kjo media e kapur nga një elitë vrastare, e cila si parim ka se kur ka gjak në rrugë është koha për të blerë, që mbështet politikanë që kanë lejuar djegjen dhe terrorrin nëpër qytetet e Amerikës. Madje është kjo media që me financimet e mjeshtrave të kukullave, po mundohen t’i sjellin edhe në krye të politikës globale, por sërish si kukulla.
Ndërkohë janë këto kukulla që mbështesin axhenda personale si ambientalizmi ekstrem dhe media u bën jehonë deri në kurorëzimin si heronj të mijëvjeçarit pa menduar se dy mijë vjet traditë nuk mund të shkatërrohet në dy mijë ditë. Megjithatë siç e dimë në Wall Street është një bast i madh në kurriz të njeriut që punon, sheh hallin e tij, e zgjidh vetë me punë dhe fitimet e tij, pa kërkuar ndihmë nga qeverria. Ndërkohë media nuk e mbështet më këtë lloj shoqërie, por kërkon skllevër të informacionit në interes të elitës globale. Media sot shpërndan frikë atje ku ka antiglobalistë dhe lule tek të bindurit dhe besimtarët e qeverrive. Kjo është një epidemi.
Ashtu siç para luftës së dytë botërore komunizmi u përhap si epidemi, në të njëjtën mënyrë teoritë e asaj kohe po përhapen si idetë e mijëvjeçarit. Historia përsëritet në formë spirale, pasi zhvillimi dialektik është i pashmangshëm. Megjithatë bota gjendet në të njëjtin moment si 80 vjet më parë, por më të zhvilluar. Sot kemi korporata mediatike të kontrolluara nga parabërësit dhe jo thjesht grupe agjitpropi.
Pra epidemia po përsëritet dhe fatkeqësisht virusi është media. Ndërkohë kura është Amendamenti i Parë i Kushtetutës Amerikane që media në fakt po e lufton më shumë duke shprehur mbështetje për marrëveshjen Wall Street-Big Tech. Megjithatë vaksina është Trump dhe shpresoj të gjithë të vaksinohen në Nëntor, nëse dëshirojnë të jetojnë të lirë dhe në prosperitet.