PPP-të dhe shërimi nga gangrena korruptive!

Nga Besa MANAJ dhe Klea DUÇKA,
anëtare të Departamentit Brain Gain, Partia Demokratike 

Partneritetet Publik-Privat dhe kontratat koncensionare të firmosura në kuadër të tyre me investitorë strategjike, kryesisht afër qeverisë, kanë qenë jo pak herë kohët e fundit ne qender te mega-aferave me te bujshme korruptive ne historine e 34 viteve tranzicion te shtetit shqiptar. Ne kushtet e nje demokracie fictive, politizimi i ketyre skemave koncensionare eshte i pashmangshem. Formula te tilla ekonomiko-politike te aplikuara ne nje kontekst te nje shteti qe rankohet ne nivelet me te larta per pastrim parash, kriminalitet, shpopullim etj, prodhojne jo vec humbje financiare ne terma afatgjate, por kultivojne nje kurajo ekonomike autoritariste duke deformuar rregullat dhe konceptin e konkurrences.

Duke filluar nga koncensionet abuzive ne shendetesi, per te vazduar me pas me inceneratoret, tenderat e ujesjellesave te bashkive dhe deri tek turizmi, ku permes Ligjit per Investimet Strategjike, Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Rama dhe ministrat e kabinetit te tij, i ka dhene rreth 5.8 milione meter katrore toke investitoreve, shumica e te cilave i takojne 23 projekteve ne bregdet. Megjithese qellimi fillestar i ketij ligji ka qene thithja e investimeve te huaja, deri me tani rezulton se vetem 2 nga 52 projekte te miratuara kane ardhur nga investitore te huaj. Kjo do te thote se bregedeti shqiptar, kryesisht ne jug, ku investitoret strategjike kane perfituar rreth 1.6 milione meter katrore toke, eshte kthyer ne prone private te kompanive vendase dhe oligarkeve te lidhur me qeverine, te cilet e kane shfrytezuar dhe po i shfrytezojne keto hapesira publike per te ndertuar vila dhe komplekse luksoze turistike, te cilat perbejne nje kontrast qesharak, qofte me infrastrukturen e lene pas dore te qendrave te shume qyteteve bregdetare, qofte me standardin e jeteses dhe rrogave ne Shqiperi. Per me teper, vlen te kujtojme ketu se ndersa procesi i rregjistrimit te pronave ne bregdet ende nuk ka perfunduar, eshte e paqarte nese ATP (Agjensia e Trajtimit te Pronave) i ka vene realisht ne dispozicion Agjensise Shqiptare per Zhvillimin e Investimeve (AIDA) informacionin e detajuar  mbi keto prona.

Nje nga aspektet me shqetesuese te vendimmarrjes se KIS nuk eshte thjesht dhe vetem lehtesia me te cilen miratohen tenderat dhe koncensionet ne sektore si shendetesia, perpunimi i mbetjeve, apo turizmi, ku hapesirat publike jane objekt tregtie mes qeverise e oligarkeve, por se fundmi edhe perdorimi i pasurive kombetare e zonave te mbrojtura (rasti i Sazanit) si mjet per te blere aktivisht zyrtare te larte amerikane me qellim lobimin ne favor te qeverise ne Uashington, apo ne kancelarite e huaja.

Te gjitha keto projekte dhe afera korruptive, se bashku me legjislacionin e modifikuar dhe ndryshuar enkas disa here, duke synuar krijimin e mjedisit te pershtatshem dhe favorizues juridik per zhvillimin e tyre, jane nje gangrene e vertete e ekonomise reale, qe ngadaleson rritjen, pengon zhvillimin e aktivitetit te shendetshem te sipermarrjes se lire, demton taksapaguesit, tregjet e punes dhe ato financiare, si dhe ul nivelin e pergjithshem te produktivitetit. Se fundmi, demet me te medha i vijne buxhetit te shtetit, sidomos sa i takon thellimit te borxhit publik, i cili ne terma afatgjate, pavaresisht luhatjeve te panatyrshme te kursit te kembimit, eshte larg niveleve te qendrueshme.

Vete natyra e ketyre investimeve abuzive, duke mos qene treg-synuese, pra duke mos u orientuar nga te ardhurat dhe kerkesa e brendshme, nuk ka efekt real stimulues ne rritjen ekonomike afatgjate, pervec se ne shifra. Gjithashtu lehtesirat fiskale qe sistemi i mundeson aktualisht investitoreve strategjike, rrisin stimujt per shmangien e detyrimeve tatimore dhe faturen e ketij demi qe i shkaktohet financave publike, e paguajne ne fund qytetaret dhe sidomos shtresa e mesme, e cila aktualisht eshte me e sulmuara nga politikat fiskale te qeverise dhe lufton cdo dite per ekzistence.

Intensiteti dhe dinamizmi me te cilat qeveria i ka implementuar keto projekte, ka diktuar nje klime te dhunshme ne shume dimensione : politikisht autokrate, gjithnje ne kundershtim me rekomandimet e partnereve dhe te opozites, ekonomikisht abuzive dhe larg vizionit te zhvillimit duke na kthyer ne aleate te padenje per Bashkimin European, ku Shqiperia aspiron, te pasigurt dhe pa kredibilitet per investitoret serioze dhe kultivimin permanent te sistemit anarkik, me pasoja te parikuperueshme, nese nuk strukturohet nje rezistence politike dhe profesionale e orientuar nga zbatimi i ligjit dhe drejtesia. I gjithe ky cikel ka diktuar nje realitet social shume te rende te braktisjes se vendit nga cdo shtrese, edhe ne kushtet e rrezikimit te jetes, realitet ky, nga ku nje sistem neodiktatorial merr fuqine..

Per te riparuar demin ekonomik dhe politik, eshte fillimisht i nevojshem rishikimi, auditimi dhe shfuqizimi gradual i te gjitha kontratave te parregullta koncensionare, duke filluar sidomos nga 4 kontratat ne shedetesi per check-up-in dhe sterilizimin, te cilesuara te parregullta nga KLSH, per shkak te mos-aplikimit te TVSH-se. Gjithashtu, modifikimi i legjislacionit, duke ashpersuar ne kete kuader ligjet qe mbrojne konkurrencen dhe ndalojne krijimin e monopoleve, eshte nje mase e domosdoshme ne mbrojtje te mekanizmave qe garantojne eficencen e tregut te lire. Detyra e qeverise dhe e shtetit ne kete mes eshte te sillen dhe te veprojne si garant te mirefunksionimit te aktivitetit sipermarres dhe jo te konkurrojne me te, duke vepruar si oligarke.

Riorientimi i dhe percaktimi i qarte i natyres se investimeve strategjike do te rriste potencialin prodhues dhe eksportues te sektoreve qe mbajne peshen kryesore te rritjes ekonomike. Duhet theksuar ketu se Shqiperia nuk eshte as vendi i pare dhe as i fundit ne bote, qe varet nga PPP dhe investimet e huaja direkte, per arsye te aksesit te kufizuar ne tregjet boterore, qe limiton qarkullimin e kapitalit. Duke patur parasysh statusin e vendit kandidat ne BE dhe synimin per t’u integruar ne nje treg te madh te perbashket, kjo varesi eshte nje faze tranzitore, qe ne te ardhmen do te kaloje ne prioritet  te dores se dyte apo te trete, pasi zhvillimi ekonomik do te percaktohet nga heqja e barrierave per tregtine e lire me BE dhe nenshkrimit te marreveshjeve me shtete te tjera te fuqishme perendimore, jashte saj.

Deri atehere, lind nevoja e miremenaxhimit dhe ripercaktimit te rregullave te lojes per skemat PPP dhe investitoret strategjike, ne perputhje me nevojat reale te ekonomise, rekomandimet e FMN dhe Bankes Boterore, prioritetet gjeopolitike ne rajon si dhe objektivat e integrimit. Entuziami dhe babezia e oligarkeve duhen shuar, per t’i lene vendin nje ekonomie konkurruese ne rajon dhe qe prodhon, duke garantuar mundesi dhe mireqenie per te gjithe.

About Redaksia

Check Also

“Rama në samitin e kokainës”!

Nga Basir ÇOLLAKU Edi Rama në Samitin e Kokainës në vitin 2019?! Zaret janë hedhur Luftë …